Thesari Jetes

Wednesday, May 9, 2012

E tmerrshme: Policët rrahin brutalisht të sëmurin mendor (Video)

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Xhirimi i sadizmit të policëve amerikanë, të shprehur ndaj një të pastrehu me probleme mentale, ka shokuar botën.
Më 5 korrik 2011, rreth orës 20:30, dy policë amerikanë - 38 vjeçari Manuel Ramos dhe 40 vjeçari Jay Cicinelli - në stacionin e autobusëve në Fullerton të Kalifornisë kanë shfaqur dhunën brutale ndaj 37 vjeçarit Kelly Thomas.
Ata e rrahën, e “djegën” me elektroshok, e dëmtuan trurin e tij, ia thyen brinjtë dhe eshtrat e fytyrës, ndërsa kanë copëtuar edhe eshtrat e gjoksit. Thomas ka vdekur pesë ditë pas këtij sulmi policor.
Ramos u akuzua për vrasjen e shkallës së dytë, e Cicinelli për vrasje pa dashje dhe përdorim të tepërt të forcës, raportojnë mediat amerikane. Ramos kërcënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa Cicinelli me katër vjet burg. Që të dy e kanë pranuar fajin.
Lexuesit paralajmërohen se incizimi i mëposhtëm, i cili është shfaqur gjatë seancave të gjykimit të policëve, është jashtëzakonisht shqetësuese. /ThesariPress

Leave a Reply