Thesari Jetes

Wednesday, May 16, 2012

BB5, Ermela E BB4: ”Françeksa Është Fiks Si Unë” Ermela , Franceska elle et comm moi

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Fituesja e edicionit të katërt të Big Brother Albania, Ermela Mezuraj, vlerëson se konkurrentja 19-vjeçare nga Vlora, Françeska Jaçe, ka një ngjashmëri të dukshme me të. Në profilin e saj në Facebook,Ermela ka postuar një fotografi të bukuroshes vlonjate, ku thotë se, “ua sa më ngjan Françeska e Big Brother 5. Çuna ju pëlqen?”. Kjo fotografi e cila është komentuar gjatë nga shumë ndjekës së saj në Facebook, në disa komente është miratuar dhe në disa të tjera jo. Një pjesë e mirë e fansave të Ermelës, thonë se ato kanë një ngjashmëri mes tyre, disa të tjera vlerësojnë se Ermela është më e mirë e disa të tjerë thonë të anasjelltën.

Por në fakt modelja, Françeska Jaçe, duket sikur ka një ngjashmëri me Ermelën, sa i përket karakterit të saj luftarak në shtëpi. Të dyja konkurrentet kanë ranë në sy, për debatet dhe për konfrontimet me banorët brendashtëpisë. Një tjetër detaj që i bashkon është edhe fakti, që të dyja krijuan një lidhje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ermela u lidh me Ervin Sinjarin, një tjetër ish- konkurrent i BB4, ndërsa Françeska ka krijuar një lidhje me Ermalin, ish- mister Albania 2010. Të dy konkurrentët njiheshin jashtë shtëpisë, duke qenë se të dy vijnë nga e njëjta fushë dhe përkatësisht nga ajo e modelimit.
Por lidhja e Ermelës me Ervinin, nuk rezultoi e suksesshme, sepse shumë pak pas përfundimit të BB4 çifti u nda. Ne urojmë që kjo gjë mos të ndodh me Ermalin dhe Françeskën, megjithëse nomimimi që ai i bëri të dashurës së tijduket se i ka ftohur shumë të dy konkurrentët. Ermali është shprehur vazhdimisht, se e nominoi Françeskën për t’i treguar banorëve sesa e fortë është ajo në shtëpi, por ky fakt duket se e ka mërzitur shumë Françeskën e cila është shprehur , ” Se do dëshironte mos të ishte lidhur, pasi vetëm do të tërhiqte më shumë audiencë”.
Një tjetër pike ku dy bjondjet e BB, mund të quhen të ngjashme është edhe fakti që kanë arritur të jenë deri në fund të këtij reality show. Ermela arriti ta fitonte çmimin e madh prej 100 milion lekësh, ndërkohë që Françeska ka arritur deri në gjysëmfinalen e këtij spektakli. Këtë javë ajo është në nominim me Erionin dhe Gentën, por nga komentet në rrjetet sociale, mund të arrijë deri në finalen e madhe të BB, e cila do të zhvillohet pas 2 javësh. Nëse 19-vjeçarja do të mund të ishte fituesja e këtijspektakli, atëherë mund të cilësohej si banorja e dytë femër, që e fiton këtë reality show, por edhe si vlonjatja e tretë pas, Qetësorit dhe Jetmirit, që bëhet fituese e tij.

Leave a Reply