Thesari Jetes

Friday, May 18, 2012

Ja Cilat Komplimente Pëlqejnë Femrat ( Voici ce qu'ils aiment les compliments des femmes )

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Çdo femre i pëlqejnë komplimentat, aq më tepër kur ato vijnë nga personi që ajo do. Më saktë, duhet të themi se komplimentet për një femër janë si uji që është i domosdoshëm për bimët. Kjo do të thotë se komplimentet janë një ushqim i vërtetë për egon femërore. Vetëm pak ditë më parë noa.al ju solli disa nga komplimentet që ja zbukurojnë ditën një femre.
Por cilat janë komplimentet që i pëlqen vërtetë një femër? Kjo pyetje ka marrë përgjigje në një anketë të faqes gjermane Spin.de që gazeta Die Welt ka botuar në faqen e saj. Hulumtimi ka ekzaminuar një kampion prej dy mijë njerëzish, ku 77% ishin femra, të cilat u pyetën se cilat ishin komplimentet që u pëlqejnë.
Shumica e tyre pranuan se u pëlqenin më shumë komplimentat që lidheshin me pamjen e tyre fizike. Madje atyre u pëlqente më shumë t’u bëje komplimenta rreth bukurisë sesa rreth zgjuarsisë së tyre. Në veçanti, një nga komplimentet që kënaqin një femër, më popullor është “Sot ju jeni fantastike”, i pasuar nga “ti je gjëja më e mirë që ka ndodhur ndonjëherë në jetën time” dhe më klasikja “​​Unë të dua”. Më poshtë kësaj liste i shtohen edhe shprehjet: “Keni sy shumë të bukur” dhe “është me të vërtetë bukur që ti je në këtë botë”. Këto komplimente janë të rëndësishme për femrat për dy arsye kryesore: e para sepse ato duan që t’u shpërblehet kujdesi estetik që i kushtojnë pamjes së tyre dhe e dyta është se ato duan që partneri i tyre të tregoj se sa të rëndësishme ato janë për atë.

Leave a Reply