Thesari Jetes

Saturday, May 19, 2012

13-year-old dies but saves 8 people ... (Humb jeten 13 vjecarja, por shpeton 8 persona…

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Humbja e një fëmije është e tmerrshme për një prind. Por dhimbja e madhe nuk e ndaloi Harvey-in dhe Sophie-ne te tregonin bujarinë e tyre. Çifti humbi vajzën ne moshën 13 vjeçare. Jemima Layzell ndërroi jete për shkak te një hemorragjie cerebrale, por ajo kishte shprehur një dëshire: donte qe pas vdekjes organet e saj te dhuroheshin. Edhe pse me dhimbje ne shpirt prindërit ia plotësuan këtë dëshirë.
Organet e Jemima-s shpëtuan pese fëmijë dhe tre te rritur. Zemra iu dha një djali 5 vjeçar, mushkëritë një fëmijë 14 vjeçar, mëlçia u ruajt për te mbajtur ne jete një bebe 10 muajshe dhe një fëmijë 5 vjeç, ndërkohë qe një fëmijë 3 vjeç iu transplantua zorra. Dy te rritur, përkatësisht 19 dhe 24 vjeç kane ndare se bashku veshkat dhe një burrë 40 vjeçar jeton me pankreasin e saj.
Jemima humbi te gjitha forcat ndërkohë qe po përgatiste me entuziazëm ditëlindjen e nënës se saj dhe u shua katër dite me vone.

Leave a Reply