Thesari Jetes

Thursday, May 17, 2012

Facebook chat, you can now send messages offline ( Chat i Facebook, tashmë mund të dërgohen dhe mesazhe offline

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Chat i Facebook është integruar dhe mund të dërgojë të gjithë llojet e mesazheve, në të gjithë ato smartphone që janë të bazuar në Windows Phone.
Ai funksionon në mënyrë perfekte së bashku me zgjidhjet e tjera për të dërguar mesazhe si Messenger apo sms-të klasike.
Megjithatë deri ditën e djeshme nuk ishte e mundur që një mesazh në Facebook ta dërgoje në rast se një kontakti i juaji ishte offline. Në këtë mënyrë mesazhi i çastit shkonte si një inbox automatikisht.
Kanë qenë të shumtë ata përdorues të Windows Phone që kanë kërkuar mundësinë për të dërguar mesazhe të menjëhershme edhe në rast se personi nuk ndodhej në linjë.
Në këtë mënyrë Microsoft, sikurse raporton noa.al, ka aktivizuar funksionalitetin në serverët e tyre dhe tashmë përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe dhe në drejtim të miqve të tyre që nuk janë në linjë në chat-in e Facebook.

Leave a Reply