Thesari Jetes

Tuesday, May 22, 2012

Dëshmia: Para aksidentit shoferi thërriti s’ka frena

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Pista më e re që del për shkakun e aksidentit të autobuzit është ajo për mos funksionimin e frenave. Burime pranë grupit hetimor sipas konfirmojne se një prej dëshmive që është dhënë nga një prej të mbijetuarve është se shoferi i autobuzit ka deklaruar se nuk kishte frena para se të ndodhte aksidenti.
Para momentit të rrëzimit të autobuzit, shoferi ka thërritur me të madhe se nuk kishte frena dhe se timoni ishte bllokuar. Gjithsesi kjo mbetet një nga tezat paraprake që pritet të konfirmohet zyrtarisht pista e aksidentit. Ndërkohë, në një dëshmi tjetër të publikuar në media, një prej vajzave ka treguar se autobuzi po udhëtonte shumë shpejt. Ndërkohë, zyrtarët e policisë kanë bërë të ditur se shoferi i ndjerë Pëllumb Cela kishte eksperiencë të gjatë në drejtimin e automjetit.

Leave a Reply