Thesari Jetes

Wednesday, May 23, 2012

Shoqja E Eriola Xhoit: Parandjenja, Pse S’shkova Në Ekspeditë

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Një rrëfim rrëqethës vjen nga një studente e Gazetarisë, njëra prej shoqeve të së ndjerës Eriola Xhoi, e cila mund të ishte njëra prej udhëtareve të “autobusit të vdekjes”, por parandjenja e saj bëri që ajo të mos udhëtonte. Bruna rrëfen me sytë e përlotur momentet e përgatitjes së vajzave, si dhe fotografinë e fundit që kishte postuar Eriola Xhoi vetëm 10 minuta përpara se të rrëzohej autobusi.
Me kë nga vajzat kishit më shumë miqësi?
Me Eriolën. Ishte e bukur, e sjellshme, e mirë. Na kënaqej syri kur e shihnim.


Si e morët vesh lajmin?



Fillimisht nga rrjeti social “Facebook” ku kishin nisur të shkruanin shoqet. Më pas më morën në telefon shokët që ishin atje, që falë Zotit janë mirë. Unë isha njëra nga ato që doja të shkoja në këtë udhëtim. Nuk e di, parandjenjat e mia më bënë të ndryshoja mendje dhe u thoja: “Çuna mos shkoni, goca mos shkoni në Sarandë. Do shkojmë një herë tjetër”, por ata shkuan. Njëra humbi të fejuarin. Do t’i mbesë peng gjithë jetën.
Si e priste Eriola këtë udhëtim?
Kishte bërë gati valixhet me qejfin më të madh. Gocat bënin garë se kush shkruante më shumë statuse në “Facebook” për udhëtimin. Njëra thoshte mos harro kufjet, njëra aparatin, tjetra shkruante mos harron USB-të se do bëjmë shumë foto. Shoqja ime, 10 minuta përpara se të përmbysej autobusi, kishte hedhur në “Facebook” foton “Ekspedita” dhe unë që shkoj dhe etiketoj veten tek ajo foto. Nuk na besohej, çonim mesazhe, merrnim në telefon por asnjë nuk përgjigjej. Kjo është tragjedia më e madhe.

Leave a Reply