Thesari Jetes

Wednesday, May 23, 2012

Arbri rri i veçuar nga banorët e tjerë; të tjerët urojnë gjatë drekës “Fitoftë më i miri!”

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...



Ermali ndihmon Françeskën që të mbarojë sa më shpejt së gaturi drekën dhe nuk vonon shumë dhe ushqimi është gati. Çifti bëjnë gati katër pjata, ndërkohë që në shtëpi janë pesë banorë. Ermali i thotë Françeskës se përse ajo nuk gatoi edhe për Arbrin, por Françeska i përgjigjet se vetë Arbri i tha se nuk donte. Ermali e të tjerët dyshojnë se Françeska nuk gatoi për Arbrin pasi një gjë të tillë e shprehu edhe më parë, por dyshimet e tyre i hedh poshtë Arbri i cili vjen në kuzhinë për të marrë një kos frutash. “Unë nuk desha, do të ha kos” thotë Arbri dhe më pas del në oborr për të ngrënë kosin që ështyë edhe vakti i tij i drekës. Banorët e tjerë, Liami, Françeska, Genta dhe Ermali ulen në tavolinën e ngrënies dhe hanë të gjithë bashkë duke biseduar herë pas herë. Ata e shoqërojnë ushqimin me birrë dhe urojnë njëherazi “fitoftë më i miri”. Pas drekës banorët shkojnë në dhomën e ndenjes dhe u kthehen bisedave të tyre të zakonshme, por mungesa e Arbrit tërheq vëmendjen e tyre. Ermali dhe Liami bëjnë përsëri shaka me Arbrin i cili pjesën më të madhe të kohës, sot ka qëndruar i veçuar nga banorët e tjerë.

Leave a Reply