Thesari Jetes

Saturday, May 19, 2012

VIPs of Big Brother, where we find some of them today? ( VIP-at e Big Brother, ku i gjejme disa prej tyre sot?

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Personazhet me te famshem ne kater edicionet e ketij reality show vijne ne kete rubrike duke na treguar veten e tyre.


Çfare jane duke bere aktualisht? Ku punojne? Çfare kujtimesh kane nga eksperienca e tyre televizive dhe çfare keshillash u japin te rinjve qe duan te ndjekin endrren e tyre… por dhe si u shkon dashuria.
1bjordi-mezini-015-500Bjordi: “Tani mund te quhem aktor”
Bjordi  sapo ka perfunduar se xhiruari nje film ne Itali per te cilin nuk jep shume detaje derisa te perfundoje montazhi dhe filmi te dale ne drite.
“E kam patur gjithnje deshire te behem aktor dhe duke intepretuar ne kete film mendoj se realizova nje deshiren time te kahershme.
Nuk e di si kam interpretuar, thote Bjordi kur e pyesim por te shohim sesi do pritet kur te dale e si do te reagoje publiku. E natyrisht nuk eshte se qe\ me rolin e pare do te marr çmimin Oscar”,- perfundon duke qeshur.
Ai momentalisht eshte ne Itali per pak kohe sa te fillojne pergatitjet per programin Fan Club ne Vizion plus, ku ai eshte bashke moderator me Adelen. “Aty i kemi gjerat e ndara, tregon ai.
Adela interviston meshkujt e une femrat. Te dy ndihemi me rehat keshtu e nuk fillojme te “zihemi” se cilin do te intervistoje kush, si bejme ne shtepi per te bere punet”.
Edhe Bjordi kerkon nje pune qe mos te jete sezonale dhe te gjeje nje siguri te vazhdueshme. Qysh prej daljes nga BB2 ai eshte shkeputur nga e ema e vet e ka jetuar me Adelen.
Nderkohe qe zonja Antoneta, te cilen e mbaj mend si nje personazh gjate neteve te spektaklit jeton midis Italise dhe Tiranes, ku per disa kohe u mor edhe me njebiznes restoranti diku nga zona e Saukut.
2bertina_mehmeti_zbulohet_fejesBertina Mehmeti: “Te perballosh problemet ne çift eshte e rendesishme sa dhe vete ndjenja”
Ajo qe do te mbahet mend gjate pas daljes nga Big Brother 3 do te ishte vajza e bukur me kaçurrelat tipike Bertina Mehmeti.
Me karakter teper te forte por dhe me nje embelsi te parezistueshme, kryeneçe por edhe lozonjare, inteligjente por edhe shume e sinqerte, Bertina ishte vajza qe beri nje public te jashtezakonshem si rralle mund te kete ndodhur per ndonje personazh te BB.
“Sot vazhdoj te punoj pas dy vitesh ne nje prej kompanive te medha ne treg ne fushen e Siguracioneve te quajtur “Interalbanian-Viena Ensurance Group”, dhe konkretisht si Menaxhere Marketingu.
Ndonese nuk eshte puna e profesionit tim, pasi sikurse dihet prej shumices une jam diplomuar ne Universitetin Politeknik te Tiranes,
ne Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit ne nje dege te re qe ka me pak se 10 vjet qe ka hyre ne Shqiperi, konkretisht Inxhinieri Mjedisi”, flet ajo per punen me shume pasion.
Gjate ketyre dy viteve Bertina ka marre mjaftueshem prej atij vendi dhe mjaft njohuri qe me pare ndoshta dhe nuk ia kishte idene se çfare mund te ishin. Kur i kujton Big Brother asaj i vijne ne mendje shume mendime.
“Big Brother eshte nje kujtim me vete per mua, sepse brenda ketij kuptimi kam aq shume frekuenca momentesh te perjetuara saqe eshte paksa dhe e veshtire t’i perceptosh permes fjaleve.
Per mua moment i veçante ka qene qe prej hyrjes time ne ate spektakel, gjate te cilit perjetova menjehere emocionet me te forta kur behej fjale per eliminimin e menjehershem nga konkurrentet e tjere dhe televotimin e pare nese do hyja apo jo,
si dhe deri ne fund te aventures time prej 64 ditesh ne ate shtepi pasi u eleminova”, shprehet ajo. Por nuk do te harronte te shtonte perjetimin e momenteve te bukura dhe te keqija me miqte me te mire qe beri nen ate çati,
shoqeri me persona qe dashje pa dashje iu bene si familje apo si shtylla e vetme ku mund te mbeshtetej aty brenda ne ato çaste. Po sa ka ndryshuar jeta e Bertines pas B ?
“Jeta ime nuk mendoj se ka ndryshuar shume vetem pse me jane hapur dy dyer me shume! Ndoshta ajo ç’ka ndryshuar ka qene vetem kalimi I emertimit “person i thjeshte” ne “person publik”, nje ndryshim i cili ka si anet pozitive ashtu edhe ato negative.
Pozitivja eshte ne konceptin e mundesive qe mund te jape njohja publike. Eshte me e thjeshte te arrish nje sukses kur je person publik, sesa kur je person i panjohur.
Pastaj ana negative eshte se asnjehere nuk mund te jesh i qete prej paragjykimeve apo thashethemeve, qe me te vertete kerkon durim te madh.
Ne teresi do te thoja se rol te rendesishem ne arritjet e tua luan vetem perkushtimi dhe vullneti yt, aftesite dhe vlerat e tua. Jane vetem ato qe drejtojne çdo situate qe krijohet rreth teje. Banoreve te rinj Bertina do i sugjeronte me shume ftohtesi duke u bazuar jo vetem ne ndjenje por dhe logjike veprimi.
“Sugjerimi im per nje banor te ri do ishte te kombinoje me logjike te forte çdo lloj situate qe mund ti paraqitet, qofte ajo edhe jo fort e kendshme.
Duhet te kontrolloje mire egon per te qene protagonist dhe te perzgjedhe momentin e duhur kur i duhet te jete I heshtur nen rolin e te paditurit dhe indiferentit.
Ndoshta do ishte qesharake te thoja “Ji vetvetja”, sepse kjo shprehje eshte kthyer tashme si nje barcalete sa here flitet per nje reality show. Mendojse duhet te jesh “Vetvetja e transformuar”,  ne kuptimin qe te jesh ai qe je me shtesa te permiresuara,
me veshje te karakterit, me virtyte dhe pasterti, dhe jo me djallezi dhe hipokrizi. Vetem ne kete menyre do te mund te jete i suksesshem dhe i dashur nga publiku. Me pak zgjuarsi, kjo gje arrihet!”, sugjeron Bertina.
Megjithate ajo per te cilen jemi kurioz te dime eshte pse perfundoi lidhja dyvjeçare me Erionin. Bertina ndryshe nga heret e tjera e cila nuk edhe pse ka heshtur deri tashme, pergjigjet pertej çiltersise se ndjenjes.
“Ne krijuam njelidhje dyvjeçare dhe gjithashtu bashkejetuam per nje periudhe te gjate. Pikerisht do te thoja se ishte kjo bashkejetese, e cila nxorri me ne pah disa mosperputhje. Ishte nje faze mosfunksionimi i lidhjes, e cila normalisht çoi ne ndarje te mirekuptueshme nga te dyja anet”.
“Eshte mese normale qe te kalohet ne nje ndarje nese disa element qe kane peshe te madhe ne lidhje nuk nderthuren mire me njeri-tjetrin. Konkretisht nuk mjafton vetem ndjenja dhe dashuria per te patur nje lidhje te suksesshme.
Mendoj se perballimi si nje mendje e vetme i problemeve, veshtiresive apo te papriturave qe sjell jetesa ne nje çift, ka po aq peshe sa dhe vete ndjenja”, perfundon kete rrefim bukuroshja delvinjote.
3erion_zeqiraj_netet_pasionanteErjon Zeqiraj: “Angazhimi im aktual ne television me argeton”
Gjate edicionit te peste ishte Erioni, djali nga Tirana, qe si nje asnje edicion tjeter te “Vellait te Madh” do t’i bente per vete vajzat e reja qe bashkejetonin me te per te zgjedhur Bertinen, vajzen me te cilen lidhja zgjati per nje periudhe afro dy vjeçare.
Per t’u ndare nga ajo vetem pak kohe me pare edhe pse motivet nuk jane shume te qarta prej tij. Nuk eshte se ka patur nje konflikt konkret midis tyre por ka qene thjesht nje mosperputhje karakteresh.
Me temperament te forte dhe i teper elokuent, Erioni kishte nje eksperince te shkurter televizive, te cilen e vazhdon edhe sot duke qene i pranishem ne ekranet e shqiptareve çdo mengjes.
Oraret televizive e kane detyruar Erionin qe te ndryshoje edhe ritmin ditor te jetes se tij, duke ia veshtiresuar me teper daljet naten dhe frekuentimin e shoqerise. Kjo per faktin se ai drejton nje emision mengjesi dhe per kete i duhet te bjere ne shtrat heret dhe te zgjohet po ashtu heret.
“Qe prej nje viti tashme publiku ka mundesi te me ndjek çdo mengjes ne ekranin e Albanian Screen, ne programin e paradites  “Agon”. Roli i moderatorit me ka dhene kenaqesi dhe angazhimi im aktual ne televizion me argeton,
perveçse me jep mundesine e informimit ne kohe reale ndjej edhe kenaqesine e kontaktit te drejtperdrejte me teleshikuesit”. Nga ana tjeter, ai nuk ka hequr dore edhe nga sporti i volejbollit, te cilin e ka ndjekur me pasion prej vitesh.
“Pasditet e mia i perkushtohen teresisht stervitjes, ndersa fundjavat ndeshjeve te radhes.  Kohen e mbetur ia dedikoj vetes, ne nje menyre apo tjeter”, tregon Erioni.
Kur e pyesim se cili eshte kujtimi me i bukur qe ruan nga eksperienca ne Big Brother Albania ai pergjigjet me po ate sens humori qe e dalloi edhe gjate qendrimit te tij ne BB3, nga dita e pare e hyrjes deri ne naten finale kur ai ishte shume afer çmimit final.
“Sa faqe ju lejohet te shkruani? (qesh)  Mund te kujtoj shume momente te bukura,  ama çasti kur im ate ka ardhur brenda ambienteve te shtepise eshte padyshim me  veçanti. Ishte nje surprize e kendshme.
Nuk i harroj lehte emocionet qe me pershkuan. Ne pergjithesi nuk i shpreh hapur ndjesite e mia, ama kjo nuk do te thote se perjetojpak, sidomos kur lidhen me njerezit me te dashur, siç eshte babai”.
Natyrisht qe ka edhe momente te tjera te bukura kaluar me Bertinen, por qe nuk shprehet per to. Por sa ka ndryshuar jeta e Erionit pas BB3? “Kaq shume informacion sa ka qarkulluar per jeten time para dhe pas kesaj eksperience, çdokush mund te dilte ne nje konkluzion.
Mbetem ne televizion,  nuk kam hequr dore nga pasionet e mia, preferoj te njejten rryme muzikore, bej tifo per te njejtat ekipe futbolli, identifikohem me te njejtat karakteristika ne shoqeri. I vetmi ndryshim u ndje ne ditet e para te perfundimit te spektaklit.
Me njihnin me shume njerez, me pershendesnin ne rruge, ama kishte dhe nga ata qe nderhynin ne jeten time private. (buzeqesh) “Çfare sugjerimi do t’i jepja nje banori te ri? Fillimisht duhet ta njoh nje banor te ri dhe te kuptoj qellimin e tij ne lidhje me kete eksperience.
Varet çfare ai kerkon dhe sa perpiqet per ta arritur synimin e tij.  Permbledhur ne nje fjali te vetme: “Hyr ne nje loje me bindjen se do te jesh fitues, ama krijo nje ide te qarte se çfare deshiron te fitosh!” -keshillon Erioni.
“Personalisht kam shijuar maksimalisht çdo dite. Jam argetuar dhe nuk jam penduar per asgje çfare kam realizuar”. Kur e pyesim pse u nda nga Bertina pas nje periudhe kohe relativisht te gjate, ai hesht dhe nuk ka deshire te flase.
Sepsendjen keqardhje apo sepse do ta harroje nuk kuptohet ne mimiken e tij. Por na thote nje mendim per lidhjet sentimentale te krijuara brenda shtepise.
“Perderisa behet fjale per nje reality show edhe lidhjet sentimentale jane te verteta persa kohe funksionojne”. “Nuk ka rendesi nese ato ndertohen ne kuader te strategjise se lojes, apo ne baze te ndjenjave qe lindin aty per aty.
Brenda kater mureve, i presionuar nga ambienti I mbyllur kushdo ka nevoje per dike qe e ka me te afert sesa te tjeret. Dike te besuar.
Rrjedhimisht krijohen lidhjet, te cilat ashtu sikurse ne jeten normale mund te zgjasin dy jave, tre muaj, pese vite apo pergjithmone. Pavaresisht perfshirjes se publikut brenda tyre dhe simpative qe mund te lindin per personazhet, mbarevajtja i takon vetem çiftit.
Jane ata qe do te vendosin per te ardhmen, ne fund te fundit marrin nje vendim lidhur me diçka te redesishme qe prek jetet e tyre”, perfundon Erioni.
Adelajda2Adelajda Xhamani: “Isha zysh tani jam gazetare”
Besonte se Big brother do t’i ndryshonte jeten dhe ne te vertete ashtu ndodhi. Nga mesuese ne nje fshat te vogel te Kavajes Adela sot punon ne nje nga redaksite me prestigjioze te shtypit te shkruar ne Tirane.
Dhe jo pak por gazetare e redaktore. Elokuenca e saj spikati qysh gjate BB2 ku ajo mori pjese por aftesine ne te shkruar e kishte pasion dhe e deshmoi duke shkruar nje rubrike me keshilla ne nje gazete te perjavshme.
“Me pelqen shume gazetaria,- thote Adela, si ajo televizive ashtu edhe shtypi i shkruar. Por ndersa televizioni me jep dhe emocione, te shkruaj me pelqen me shume jam me praktike.
E kam pak te lindur, pak nga puna si mesuese dhe te them te drejten kur me besuan ne fillim nje rubrike te perjavshme m’u duk sikur nuk do te isha e afte ta realizoja çdo jave por e kuptova qe ia dola mbane dhe tani ndihem shume mire, sidomos ne punen e re qe kam nisur”.
Dhe nuk eshte vetem shtypi i shkruar. Adela se bashku me Bjordin do te fillojne edhe kete sezon te prezantojne dhe te drejtojne programin ne fan Club “Dancing with the stars” qe behet ne Vizion plus, i cili nis se shpejti.
“Nuk mund ta fsheh qe televizioni me pelqen dhe ne kete format tashme u be edicioni i trete e si te thuash ndihem shume me mire se eksperienca ka rendesine e saj.Perveç kesaj formati i fan Clubit te krijon kontakte dhe njohje te reja.
Per me teper qe aty kerkon te japesh emocionet e konkurrenteve si dhe veshtiresite apo pershtypjet e tyre per kercimin. Me kujton shpesh Big Brotherin dhe kjo me ben shpesh te qesh me veten”.
E kujton me nostalgji ate pjese kur gjithe Shqiperia ndiqte me emocion historine e saj familjare personale por edhe raportin e dashurise qe lindi aty brenda me djalin nga Durresi qe ishte rritur ne Itali.
Shume u perloten, shume ishin skeptike qe kjo lidhje do te funksiononte sepse dukej sikur po bashkoheshin dy bote te ndryshme qe nuk kishin asnje lidhje me njera tjetren. Por ja qe sot ata vazhdojne te jetojne ende bashke.
“Nuk e kam patur shume te lehte per pune. Por mund te them se kam qene me fat. Te jetosh ne Tirane ka nje kosto dhe puna eshte e domosdoshme. Jam shume e kenaqur nga puna qe bej”.
Tani Big Brotherin e ndjek sepse i duhet edhe per shkrimet ne gazete dhe nje nga rubrikat qe Adela do te mbuloje eshte ajo e banoreve te shtepise. Te jetes se tyre ne shtepine e famshme por edhe te jetes qe kane patur perpara, te familjareve etj.
E te mendosh qe Adela ishte ajo banore e nje reality qe u shkruajt me
teper edhe pa dale nga “shtepia”. Faqe te tera mbushen shtypin mbi jeten e saj perpara, mbi familjaret e saj etj etj. Ndaj eshte interesante ta pyesesh Adelen sesi do te jete ajo ne rreshtat e gazetes per “viktimat” e radhes.
“Do jem shume realiste sepse e kam kaluar vete mbi kurrizin tim dhe e di se çfare do te thote te lexosh nga gazetat gjera te paverteta. Une jam lenduar shume dhe atehere dhe e kam ndjere qe media abuzoi shume me mua, ndaj dhe jam e sigurt qe nga ana ime do te perpiqem te mos lendoj.
Por mos te harrojme qe puna eshte pune”- thote Adela duke qeshur. Me Kavajen i ka nderprere krejtesisht lidhjet qe kur prinderit e saj dhe vellai I vogel jane transferuar te jetojne ne Itali ne nje vend afer lokalitetit ku banonte Bjordi.
E duket se jane sistemuar e ndjere mire atje sepse nuk mendojne per kthimin aq me teper qe vellai tashme po ndjek shkollen e mesme.
“E kam menduar shpesh te shkoj te shkolla ku kam dhene mesim edhe pse tashme nxenesit nuk jane me ata qe kam patur une se u bene disa vjet por me merr malli per koleget me te cilat ende ruaj kontaktet.

Leave a Reply