Thesari Jetes

Thursday, May 17, 2012

Francois Hollande ul rrogën e tij dhe të ministrave për 30% (François Hollande abaisse son salaire et les ministres à 30%)

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


www.ekuiliber.com
Presidenti i ri francez, Francois Hollande dhe ministrat e tij socialistë miratuan një vendim për zvogëlimin e rrogave të tyre me 30%.
Duke u larguar nga takimi i parë i qeverisë së re të Francës, ministrat kanë thënë se qeveria e filloi punën me miratimin e uljes së rrogave dhe me nënshkrimin e aktit etik për të shpenzuar më pak para në udhëtime dhe në ministritë e tyre.
Gjatë fushatës, presidenti Francois Hollande, kishte premtuar uljen e rrogave, duke thënë se kjo do të bëhej për të treguar “shembull”.
Ky veprim ndryshon rrënjësisht nga ai i ish presidentit Nikollas Sarkozi, i cili rrogën e tij mujore e kishte rritur deri në 170%, duke arritur shumën prej 19 mijë eurosh në muaj.

Leave a Reply