Thesari Jetes

Thursday, May 17, 2012

86 shtete me viza për të hyrë në Kosovë

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarë nga 86 shtete të botës nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës pa vizë të lëshuara nga autoritetet kosovare. Në mesin e shteteve ndaj të cilave do të aplikohet regjimi i vizave ka shtete që përbejnë kërcenim për sigurinë e brendshme të Kosovës dhe paqes ndërkombëtare, në përgjithësi.
Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi tha për “KosovaTimes” se ky vendim hyn në fuqi më 1 janar, 2013.
“Regjimi i vizave hynë në fuqi nga 1 janari 2013. Deri atëherë ne do të hartojmë legjislacionin e nevojshëm, do të rrisim numrin e stafit konsullor në konsullatat e Kosovës por edhe do të bëjmë marrëveshje me vendet mike të Kosovës që disa ambasada të tyre të mund të lëshojnë viza në emër të Kosovës”, ka thënë Gashi për “KosovaTimes”.
Përzgjedhja e shteteve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës; kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtarë; dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit.

Leave a Reply