Thesari Jetes

Sunday, May 27, 2012

Rita Ora intervistë në gjuhën shqipe ( Video )

0 comments
 

Readmore...

Fitues i BBA 5 Arber Zekaj ( Video)

0 comments
 


Fitues i BBA 5 eshte Arber Zekaj i cili u duartokit  kohë të gjatë
Fitues i çmimit të madh në Big Brother Albania 5 është Arbëri. pas 100 ditë sfide në shtëpinë më të shikuar në të gjitha trojet shqiptare, dhe pas shprehjeve të emocioneve dhe lojës së tij,a i do të marr edhe 100 milionë lekë.


Readmore...

Eurovision 2012 Sweden: Loreen - Euphoria (Melodifestivalen 2012 Winner

0 comments
 

Readmore...
Saturday, May 26, 2012

Eurovisioni 2012 [-LIVE TV-]

0 comments
 

Eurovisioni 2012 [-LIVE TV-]


 
Readmore...

Jennifer Nicole kujdes fustanin! ( Foto )

0 comments
 

Me atë trup që ka, Jennifer Nicole Lee mund t’i lejojë vetes cfarëdolloj fustani, por edhe duhet të ketë pak kujdes.

Mbretëresha e fitnesit në SHBA është fotografuar përpara shtëpisë së saj, duke dalë nga makina, me një fustani mjaft i shkurtër, i cili për pak e tradhtoi. Kjo nuk është hera e parë që e shohim Jennifer me veshje tepër argresive.

Readmore...

Video : Ja si vallzon nje maturante bullagare.

0 comments
 
Cdo maturant eshte me emocionet e veta , por kjo do te thot qe eshte dishka e tepert. Kjo eshte evropa , dhe bullgaria eshte ne BE , dhe me kete rini ajo e garanton te ardhmen e vet. Veconi 20 sekundat me te mira , shikojeni videon.


Readmore...

Vajza 10 Vjeçe Lind Fëmijën E Saj

0 comments
 

Londër: Koha kur vajzat duhet të luajnë me kukulla, një 10-vjeçare vajzë kolumbiane është bërë një nga nënat më të reja të botës duke lindur një vajzë të shëndoshë.
Vajza, anëtare e një fisi indigjen të quajtur Wayuu të cilët janë të bazuar në Gadishullin La Guajira në veri të vendit, ishte 39 javëshe shtatzënë kur ajo iu nënshtrua një prerje cezariane.
Kjo ishte hera e parë që e reja nga qyteti i Manaure, kishte vizituar një mjek në lidhje me shtatzëninë e saj.
Mjekët vendosën për të kryer operacionin e rrezikshëm për shkak të moshës së saj – dhe të dyja nënë e bijë, pas operacionit ishin mirë.
Në çdo rast, komuniteti ka mbetur i heshtur për identitetin e atit, por disa gazeta kolumbiane spekulluan se ai është një 15-vjeçar, ndërsa të tjerë besojnë se ai është një burrë 30-vjeçar thanë mediat kolumbiane.
Readmore...

E paparë, një Boing 747 ngrihet në ajër nga… era (VIDEO) |

0 comments
 

Avioni i shoqërisë Southern Air gjendej dje në aeroportin e Mojave, Kaliforni, kur befas në një moment nis të lëvizë. E pabesueshme por e vërtetë, një Boing 747 që ngrihet në ajër si të ishte një avion prej letre dhe jo dhjetëra tonësh.
Era e fortë që kishte përfshirë zonën, sikundër shihni dhe videon më poshtë që ju sjell InfoShqip.al, bëri që avioni të lëvizte sa andej-këndej duke shtangur shumë njerëz të cilët nisën të filmonin pamjet e rralla.Të nesërmen, kontrolluesit e aeroportit konstatuan se avioni kishte lëvizur nga vendi i qëndrimit me 45 gradë. Ata e quajtën një rast të rrallë këtë, duke llogaritur edhe faktin se kemi të bëjmë me një nga avionët më të rëndë të prodhuar.

Readmore...

“Serbët i përdorën shqiptarët për eksperimente në vend të minjve”

0 comments
 

Safet Pashagiqi është boshnjak, nga Velika Klladusha, gjatë luftës në Bosnje ka operuar në Krahinën e Cazinit, ishte komandant i sigurimit të Fikret Avdiqit, ishte epror ushtarak në APJ, jeton në shtetin Georgia të SHBA-së.
Biseda është zhvilluar në bazën ushtarake në Fort Polk të Luizianës, gjatë stërvitjes ushtarake që ka shërbyer për trajnimin e ushtarëve amerikanë dhe dislokimin sa më të suksesshëm të forcave amerikane në kuadër të KFOR-it, shkruan Bota Sot.
Vendin të cilin e përshkruan personi në fjalë e përshkonte hekurudha nëntokësore, ku ishte stacionuar treni i kaltër (që nga periudha e diktatorit komunist Tito) Autori ka kërkuar nga Safet P., i cili gjatë luftës ishte komandant i sigurimit në njërën nga territoret e banuara me boshnjak.
Autorit shënimet që i ka marrë nga bashkëbiseduesi, në prezencën e tij, shpreson se kështu do të ndihmojë në zbardhjen e fakteve për të zhdukurit.
Në Institutin për Siguri të ish RSFJ-së (Kraljice Ane b.b. 11000 Bgd.) dyshohet se është eksperimentuar me shqiptarë në vend të minjve, shkruan kjo gazetë.
Në kuadër të institutit i cili gjendet në Banjicë në drejtim të Vozhdovcit, në afërsi të Spitalit ushtarak VMA kanë qenë të vendosura laboratoriume, dhe atë në katet e poshtme, personi që ka dhënë shënimet ka punuar në katet, nën dhe, dhe supozon të ketë edhe 5 kate të tjera në të cilët hyrja ka qenë rreptësishtë e ndaluar./
Readmore...

Sonte, Finalja e Madhe BB5 . Ja dhe surprizat...

0 comments
 

Sonte, në ekranin e “Top Channel” do të transmetohet nata finale e njërit prej spektakleve më të ndjekura televizive në Shqipëri. Sonte do të shpallet fituesi i edicionit të pestë të “Big Brother”. Publiku është i ndarë në shumë pjesë tashmë dhe të gjithë duket se e kanë bërë përzgjedhjen e tyre. Në forume të ndryshme virtuale emri që lakohet më së shumti si fitues i mundshëm i këtij edicioni është ai i Liamit. Por asgjë nuk është e sigurtë… Ne kemi arritur të zbulojmë se autorët e spektaklit po planifikojnë një finale gjigande, gjatë së cilës të gjitha ambientet e shtëpisë së famshme do të shndërrohen. Protagonistët e natës nuk do të jenë vetëm konkurrentët, por edhe familjarët e tyre, të cilët kanë përgatitur surpriza për secilin finalist. E dashura gjermane e Liamit, Evelina duket se e ka ruajtur për në finale ardhjen në Shqipëri. Mekanizmi kryesor i natës finale do të jetë televotimi, i cili do të mbyllet e rihapet pas çdo daljeje të banorëve deri në shpalljen e fituesit.
Readmore...

Shikimet ne youtube te finalisteve te Eurovisionit...

0 comments
 
Shikimet ne youtube te finalisteve te Eurovisionit
Cyprus ka me shume shikime,ndhimojeni Shqiperine te kete me shume,vizitoni kengen ne youtube!Thujani shokve,admine te faqeve...postojeni dhe ju kete ne faqet tuaja!
Albania:Rona Nishliu - Suus 
456,484 views

Bosnia:Maya Sor-Korake Ti Znam
33,965 views

Cyprus:Ivi Adamou - La La Love
681,545 views

Denmar:Soluna Samay - Should've Known Better
150,671 views

Estonia:Ott Lepland - Kuula 
58,980 views

Macedonia:Kaliopi - Crno I Belo
179,608 views

Grecce:Eleftheria Eleftheriou - Aphrodisiac
658,214 views

Hungary:Compact Disco - Sound Of Our Hearts
232,041 views

Iceland:Greta Salóme & Jónsi - Never Forget
156,656 views

Ireland:Jedward - Waterline
415,202 views

Lithuania:Donny Montell - Love Is Blind
78,344 views

Malta:Kurt Calleja - This Is The Night
105,025 views

Moldova:Pasha Parfeny - Lăutar
211,035 views

Norway:Tooji - Stay
52,671 views

Romania:Mandinga - Zaleilah
693,063 views

Russia:Buranovskiye Babushki - Party For Everybody
508,728 views

Serbia:Željko Joksimović - Nije Ljubav Stvar
130,008 views

Sweden:Loreen - Euphoria
196,690 views

Turkey:Can Bonomo - Love Me Back
228,232 views

Ukraina:Gaitana - Be My Guest
63,481 views

*Shenim:Azerbaijan,France,Germany,Italy,Spain dhe United Kingdom kane qene te kualifikuara direkt ne finale kshu nuk kishin video ne youtube


Readmore...

Shqiptarët shkelën në Everest

0 comments
 

Në majën më të lartë të botës, në Everest, valëvitet për herë të parë edhe flamuri shqiptar.
Ekipi prej gjashtë alpinistësh shqiptarë të shoqatës “Dajti Alpino-Turistik”, ka mundur të ngjitet dje në orën 7 të mëngjesit (një pas mesnate sipas orës lokale në Shqipëri), në pikën më të lartë të malit të Everestit dhe në botë (Xhomolungma), 8848 metra mbi nivelin e detit.
Ekipi shqiptar, raporton NOA, është nisur nga Tirana në datën 2 prill, ndërsa përbëhet nga këta alpinistë: Mateo Begeja (19 vjeç), Erli Rudho (22 vjeç), Gerti Pishtari (25 vjeç), Fation Plaku (37 vjeç), Gjergj Bojaxhi (38 vjeç) dhe Xhim Begeja (47 vjeç).
Një kohë e gjatë aklimatizimi dhe ngjitje-zbritjesh të vazhdueshme në lartësitë 5200-7500 metra të malit, i ka paraprirë pushtimit të majës së Everestit. Kjo është strategji standarde e ngjitjes së këtij mali, për shkak të kushteve ekstreme atmosferike: me erëra të fuqishme dhe temperatura deri në minus 40 gradë celsius, e sidomos rrallim të oksigjenit për shkak të lartësisë së madhe (në tetëmijë metra lartësi ajri në atmosferë përmban një të tretën e oksigjenit që gjendet në nivelin e detit).
Përcaktimi i ekipit të shoqatës “Dajti Alpino-Turistik” u vendos pas një kohe të gjatë stërvitore, ndërkohë që alpinistët iu nënshtruan testimeve dhe garave të ndryshme fizike.
Alpinistët janë duke zbritur lartësi dhe pritet të mbërrijnë në atdhe në javën e parë të qershorit. Sipas kompanisë nepaleze që shoqëronte ekipin, ky është një nga rastet e rralla kur ngjitja realizohet 100 për qind, pra nga të gjithë anëtarët e ekipit.
Readmore...

Çfarë tipi jeni, e zbuloni tani!

0 comments
 


Dallohen disa tipa të xhelozisë dhe secilin prej tyre e drejton stili i veçantë i sjelljes dhe reaksionit.

Xhelozi e bindshme:

Është ai person që përpiqet t'ia shprehë partnerit të vet me fjalë tej mase se sjellja e saj i shkakton vuajtje dhe kështu e detyron të bëjë sjellje të vrazhda ndaj të gjithëve ose ndaj ndonjë konkurrenti të veçantë. Me këtë mënyrë të të sjellit inspirohet në situatë të xhelozisë romantike.

Xhelozi në ikje:

Është i prirë për reaksione efektive, p.sh., ndarja e papritur nga partneri, shpesh me grimasa e shamatë, pas ndonjë episodi që do ta ketë lemerisur. Një variant ca më i zbutur është ikja nga banesa e përbashkët për të menduar pak, ose dalja me dikë tjetër që të shprehet pavarësia personale.

Xhelozi që kërcënon:

Ky tip menjëherë i tregon manitë e veta negative. Ai kërkon me dhunë (si p.sh. nuk do të shpie në vallëzim). Në thelb, agresiviteti verbal është i drejtuar drejt objektit dashuror, por mund të ketë për objekt edhe rivalin, e vërtetin ose të trilluarin. Rivali është shpesh gjë e kureshtjes së pakufi dhe shkaku i tij ai shpesh krijon pyetje të natyrës si: "E për çka ai është më i mirë se unë?"

Xhelozi që sulmon:

Ky tip është më tiranizuesi dhe për fat më i rralli. Bëhet fjalë për tipin, kufirin e të cilit kalohet tejet kërcënimit verbal, shprehet përmes skenash të potershme, ulërimash, thyerjeve të gjerave, shuplakave të përcjella dhe me lëndime.

Në këtë rast shkalla e tërbimit nuk është tregues i peshës së kundërvajtjes. Ky tip i xhelozuesit është më afër fushës patologjike sesa ndjenjave normale. Në të tilla raste edhe gjurma më e vogël e dyshimit mund të nxisë një mori të reaksioneve të pafrenueshme.

Ata që nuk ndjenjë xhelozi:

Ai ose ajo që nuk e njohin xhelozinë shpesh arrijnë të tërbojnë partnerët më shumë se xhelozuesit më të vrazhdë. Nëse është e vërtetë që xhelozia është për gjykim edhe mungesa e xhelozisë në dashuri është e denjë për përbuzje. Për atë që është i dashuruar, e keqja më e madhe që mund të ndodhë është indiferenca. 
Readmore...
Friday, May 25, 2012

Engjelli Largon Nga Rruga Te Vdekurin Pastaj Zhduket (Video)

0 comments
 

Engjelli largon nga rruga te vdekurin pastaj zhduket , keto pamje te pabesueshme jane kapur nga nje kamera amatore i cili ndodhej ne mes te protestes.gjate kohes kur nje protestues u vra papritur u shfaq nje figure njerzore e cila morri kufomen qe ishte ne mes te rruges dhe ne mes te bresherive te armeve te forcave te policise pa u lenduar nga plumat .pastaj njeriu i cili u shfaq jua jep trupin disa protestuesve aty afer dhe zhduket dhe protestuesit nisin duke thene Zoti eshte i madherishem e te tjera shprehje te kuranit./
Readmore...

UniKKatiL më i mirë se Eminem dhe Rihanna ?!

0 comments
 

Një prej vetive kryesore me të cilët njihet Rebeli është thyerja e rekordeve, dhe kohës së fundit duket se ç’do këngë që ai lanson, thyen një rekord tjetër. Këtë radhë ka ndodhur e njejta.
Portali Graviteti ka bërë një analizë të vogël rreth statistikave të këtyre artistëve të mëdhenj dhe këngëve të tyre në YouTube. Nëse krahasojmë këngët në bazë të proporcionit të asaj se sa komente janë bërë në një këngë, nga numri total i vizitorëve të këngës, UniKKatiL pothuajse mposht të gjithë emrat më të njohur të muzikës botërore.
E kemi fjalën për këngën e fundit të publikuar nga Rebeli dhe Klepto, “A Nive”, e cila para disa ditëve arritni në numër të komenteve prej 100,000 që është një rekord i ri. Po që se marrin numrin total të shikueshmërisë së kësaj kënge në YouTube, dhe e pjestojmë me numrin e komenteve të bëra fitojmë 16-të, që don të thot se ç’do person i 16-të që ka ndëgjuar këngën në YouTube, poashtu edhe ka komentuar. Në anën tjetër, nëse marrim këngën më të ndëgjuar të Eminem dhe Rihanna “Love The Way You Lie” dhe e krahasojmë me atë të Rebelit fitojmë 698-të, që është një dallim bindëshm i madh. E njejta ndodh edhe me hitet botërore të Beyonce, Shakira, Jennifer Lopez dhe shumë emra të tjerë të mëdhenj.
Këtë mund ta vërtetoni edhe vetë, poashtu edhe me këngë të tjera, duke marrë numrin e vizitave të  këngës, dhe duke e pjestuar atë me numrin e komenteve të bëra në të. Numri i fituar don të thot mesatarja e asajë se në sa vizita, bëhet një koment.
Është normale se kategoritë e këtyre artistëve janë ndryshme, por ky fakt vlen të ceket sepse na bën të mburremi që jemi shqiptarë, e sidomos ata që janë edhe fansa të UniKKatiL
Readmore...

Arta Dobroshi shfaq vithet në Kanë (foto)

0 comments
 
Do të duhej të ishte dita e saj e madhe për të shkëlqyer, përderisa ajo iu bashkua pjesës tjetër të yjeve hollywoodiane në festivalin e fimit në Kanë, por në fakt për aktoren kosovare dita shkoi nëpër ballinat e mediave ndërkombëtare.
Fatkeqësisht aktorja kosovare Arta Dobroshi përfundoi e skuqur, pasi në mënyrë aksidentale u tregoi fotografëve më shumë se që mund të ketë dashur.
Ylli shqiptar promovoi gjatë të premtës filmin Trois Mondes (Tri Botëra), së bashku me kolegët e saj Raphael Personnaz dhe Clotilde Hesme.
Fotot skandaloze që i shihni më poshtë tashmë janë duke bërë xhiron e botës dhe mediat e mëdha botërore i kanë kushtuar hapësirë të veçantë këtij ‘gabimi’ të pa qëllimshëm të aktores, që u ndikua më shumë nga moti në Kanë, i cili gjatë të premtës ishte me erëra të forta. /
Readmore...

Libri që do të zhduke përgjithmonë krishtërimin

0 comments
 

Libri që do të zhduke përgjithmonë krishtërimin
Një tekst fetar i shkruar në një libër prej lëkure, i cili daton në shekullin e V, por është zbuluar vetëm 12 vjet më parë, do të shkaktojë zhdukjen e krishtërimit nga faqja e planetit, pretendon Irani. 

Libri i gjetur ne renojat antike te Persise ne Iranin e sotem, i shkruar mbi një lëkurë të përpunuar kafshe, tregon se Jesusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se ai me fjalët e tij parashikoi ardhjen e Profetit Muhamed në tokë.

Është pikërisht edhe kjo pika kryesore e mosperputhjes midis islamit dhe krishtërimit. Për këta të fundit, Jesusi është biri i vetëm i perëndisë dhe i dërguari i fundit i Zotit në Tokë.

Për muslimanët, Krishti, ose Isai, është një ndër pesë profetët më të rëndësishëm dhe i fundit i dërguar ka qenë Profeti Muhamed, i cili solli edhe Kuranin, që mbetet i pandryshuar deri në ditët e sotme.

Sipas shtypit iranian, libri hedh poshtë pretendimet e të krishterëve, që nuk e njohin Muhamedin dhe tregon përfundimisht, me fjalë të shenjta dhe jo argumente njerëzore, se është islami feja që të gjithë duhet të ndjekin.

I shkruar në sirianik, një dialekt i aramikes, Ungjilli i Barnabës parashikon deri ardhjen e Profetit në Tokë, ndonëse diçka e tillë ndodhi rreth 150-200 vjet më pas (Profeti Muhamed lindi në 570 pas Lindjes së Krishtit dhe ndërroi jetë në 632).

Aktualisht, libri i çmuar është dërguar për studim në Turqi, ku është arritur në përfundimin se ai mund të jetë shkruar nga dora e vetë Barnabës, një pasardhës i Krishtit. 
Readmore...

Flet Dëshmitari Arben Zotaj: Si Ndihmova 4 Vajza...

0 comments
 


Është dëshmitari kyç okular në tragjedinë e dy ditëve më parë. Për 20 minuta me makinën e tij ka udhëtuar vetëm dy metra larg autobusit me studente që ra në humnerë, rrugës për në Himarë. Ka parë gjithçka, që nga goditjet në bordurë, frenimin e shoferit dhe fluturimin në greminë. Por jo vetëm kaq. Arben Zotaj, nga Tepelena, u ka ofruar ndihmën e parë katër vajzave, të cilat pas rrokullisjes të autobusit kanë dalë jashtë, dy metra poshtë xhadesë. Në intervistën e tij për gazetën, ai rrëfen momentet e tmerrit dhe si ka mundur të transportojë në një makinë katër të plagosurat për në spital.
Familjarët e njërës nga studentet e mbijetuara na treguan se një orë pas aksidentit e bija i ka telefonuar nga numri juaj për t’i thënë se është mirë. Mund të na thoni si u gjendët pranë së plagosurës?
Është njëra nga katër vajzat që unë kam transportuar në spital atë ditë. Isha duke udhëtuar me makinën time për në Himarë. Kam qenë pas autobusit për rreth 20 minuta. Pashë gjithë aksidentin dhe menjëherë lashë makinën e dola për të ofruar ndihmë.
Pra ju thoni se keni qenë makina e parë pas autobusit deri në momentin që ra. Sa metra larg tij?
Mund të them 2-3 metra larg. Madje i kërkova të parakaloja dhe nuk ma hapi rrugën se po vinte një makinë tjetër përballë. Pastaj për 10 minuta të tjera rruga ka qenë e drejtë. Unë e njoh mirë këtë rrugë, të gënjen, prandaj nuk kërkova ta parakaloja më se kishte kthesa më poshtë.
A po ecte shpejt autobusi gjatë rrugës që ju e kishit përpara?
Gjatë gjithë kohës që isha pas tij autobusi po ecte me një shpejtësi normale për rrugën, aq sa dhe unë, rreth 40 km në orë. Pak minuta përpara se të binte pashë që shoferi e shtoi shpejtësinë. Rruga ishte dishezë në këtë pjesë dhe kishte kthesa më pas. Nuk di ta them me saktësi, po për të paktën 300-400 metra e pashë që po ecte më shpejt se më parë. Rreth 50-60 km në orë.
E patë momentin e rënies. Si ndodhi?
Po ecte shpejt, siç ju thashë. Pastaj papritur i ra bordurës në të majtë dy herë rresht, nga ana e murit. Siç duket, pas përplasjes së parë është përpjekur të mbajë frena. Kjo përplasje nuk ishte shumë e fortë. Mendova se mund ta manovronte mjetin dhe të vazhdonte të ruante drejtimin. Por autobusi e goditi sërish bordurën. Pas kësaj frenoi gozhdë, ishte frenim i fuqishëm. Pastaj fluturoi në ajër i tëri nga ana tjetër. U rrokullis dy herë.

Jo, ra i tëri. U anua nga ana ballore dhe ra i tëri përnjëherë. Nuk pati ndalesë apo ngecje. Pas dy përplasjeve në bordurë dhe frenimit fluturoi në ajër. Ndalova makinën menjëherë. Unë në fillim nuk po u besoja syve.Ra i gjithi përnjëherë? Nuk është se për ndonjë moment gjysma e tij ishte brenda rrugës dhe pjesa tjetër në greminë?
Çfarë bëtë më pas?
Pashë që autobusi bëri rrotullimin e dytë dhe ra në humnerë. Kisha dalë nga makina. Në këtë moment kam dëgjuar fjalën “ndihmë”. Siç isha mora shokun tim në telefon, se ai po bënte të njëjtën rrugë me kamionçinë. I thashë të vinte të më ndihmonte se kishte rënë një autobus. Hapa krahun dhe parkova makinën. Pashë që dy metra poshtë rrugës dëgjoheshin zëra. Zbrita menjëherë. Në fillim ishin tri vajza të përplasura me njëra-tjetrën që rënkonin. Afër atyre ishte dhe një tjetër.
Ishte terren i vështirë aty ku i morët vajzat?
Ishte i vështirë. Tri kishin ngecur te një pemë dhe disa shkurre, siç ju thashë, ndërsa për vajzën tjetër patëm pak vështirësi me atë shokun, pasi ishte e mbuluar nga dheu. Megjithatë, ajo ishte më mirë se të tjerat. Kishte problem vetëm me sytë thoshte se i digjnin gjatë gjithë kohës dhe kishte dhimbje në trup, por jo si të tjerat. Ajo më dha numrin e së motrës dhe e lajmëruam që ishte mirë.
Të katërta në një makinë i transportuat? Si ishte gjendja e tyre?
Po, të katërta. Rrugës me thoshin që kishin dhimbje të forta dhe mbaj mend që kam qarë me lot dhe vetë se mendova si për motrën time. Unë mbaj mend vetëm që ishin të mbuluara me gjak, se edhe vetë jam shokuar shumë. Doja t’i çoja gjallë në spital e t’i ndihmoja. Kam bërë vetë tri aksidente dhe e di çfarë do të thotë të kesh nevojë për ndihmë. Në fillim njëra dukej si pa vetëdije,por pastaj u përmend dhe ajo. Gjendjen nuk e kishin të mirë por asnjëra prej tyre nuk ishte pa ndjenja.
Ju thanë si kishin arritur të dilnin nga autobusi?
Njëra kishte dalë nga xhami, mbaj mend që më tha kur arritëm. Të tjerat them se gjatë rrokullisjes së parë kanë dalë dhe kanë rënë aty.
Gjatë kohës që ju po nxirrnit vajzat dëgjoheshin thirrje për ndihmë nga gremina?
Dëgjoheshin të bërtitura dhe thirrje për ndihmë. Shumë zëra vajzash. Autobusi ishte i shkatërruar komplet. Aq mund të shihja nga aty ku isha.
Patë persona të tjerë në të njëjtin vend ku morët  katër vajzat,apo ishin vetëm ato?
Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pashë vetëm ato të katërta, por nuk mund ta them me siguri nëse kishte të tjera.
Keni dëshmuar në polici deri tani për këto që keni parë?
Jo, s’më ka thirrur njeri.
Readmore...

Nis Fluturimi I Shpresës, Drejt Austrisë Dy Të Aksidentuarat

0 comments
 


Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit me ambulancat e posaçme Florije Peci dhe Eriselda Gubere kanë nisur fluturimin e shpresës me avionin sanitar drejt Austrisë.
Përmes këtij fluturimi dy vajzat të cilat shkojnë drejt Vjenës për mjekim të specializuar, nisen në gjendje kome si rrjedhojë e aksidentit famëkeq të Qafës së Vishës në Himarë dhe me shpresën për tu kthyer me këmbët e tyre në atdhe.

Florije Peci krahas politraumës së shkaktuar nga aksidenti, ka fraktura të rënda në shtyllën kurrizore.Siç raporton noa.al, mësohet se me të mbërritur në Austri dy vajzat do të marrin trajtim në dy spitale të ndryshme në Vjenë, ku do t’u jepet edhe mjekimi i posaçëm.
Sakaq vajza tjetër Eriselda Gubere e cila ka pësuar politraumë pasi ka dëmtuar shpretkën është në gjendje të rëndë pasi ka vetëm një veshkë.
Ndërkaq në Spitalin Ushtarak vijojnë të qëndrojnë vajzat e tjera të cilat marrin mjekim, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Readmore...

“Tani O Botë Më Uro Gjumë Të Ëmbël, Se Do Të Fle E Qetë Larg Njerëzve…”

0 comments
 
Aurora Molla, një nga viktimat e aksidentit tragjik të ditës së hënës është varrosur një ditë me vonesë, pasi prindërit kanë dashur të përmbushin amenatin e saj. Sikur ta parandjente ajo i kishte thënë së jëmës se do të vinte në shtëpi edhe e vdekur për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj, Erjon Maxhari, më 23 maj. Ky i fundit nuk është përmbajtur në ceremoninë e varrimi por i ka rënë disa herë të fikët. “Nuk mund të festohet në asnjë mënyrë më keq sesa sot ditëlindja ime,” është shprehur ai për një të përditshme.
Ndërsa daja i Aurorës, Lutfi Muçka, tregon se ajo i kishte dhënë një fletore me poezi për ta lexuar. “Ishte e talentuar …Më ka ngelur peng që nuk ia botova poezitë përpara vdekjes.” Më pas ai citon një nga poezitë e saj që duket se flet shumë:
Tani o botë më uro gjumë të ëmbël,
Se do të fle e qetë larg njerëzve,
Hipokritë e llafazanë,
Dhe më duhet të pres të papriturën,
E aq shumëpritur,
Pa e kthyer asnjëherë kokën mbrapa…./ThesariPress
Readmore...

Rrotullimi i frikshëm i cisternës (Video)

0 comments
 
Ky është një nga ato momentet në të cilat askush nuk do të donte ta shihte veten.
Në YouTube është postuar xhirimi i një aksidenti në Rusi, në të cilën cisterna pas humbjes së kontrollit rrotullohet dhe drejtohet tek automjeti në anën e kundërt të rrugës.
Është e çuditshme se si askush gjatë këtij aksidenti nuk ka pësuar lëndime të rënda.
Readmore...

Rita Tregon Klas Në Kanë

0 comments
 


Rita Ora mund të jetë ndër shqiptaret më të bukura, mund të jetë edhe këngëtare shumë e mirë, por ajo mund të tregojë edhe shumë klas të lartë në aspektin e modës në paraqitjet e saj nëpër evenimente të mëdha.
Ajo është paraqitur në festën Soire Chopard, që është organizuar në kuadër të 65 vjetorit të festivalit të filmit në Kanë.
Rita zgjodhi një fustan të bardhë të lehtë, i cili me lehtësi shfaqte linjat e definuara të bjondes shqiptare, teksa pambuku i bardhë i lehtë që i rrethonte krahët vetëm sa i shtonte klasin kësaj veshje mjaft të përshtatshme për këtë festë glamuroze.
Readmore...
Thursday, May 24, 2012

Dashuria bën gjëra të marra dhe të bukura

0 comments
 
Një nuse dhe një dhëndër kanë ndërtuar “një urë bashkimi” në jetën reale duke ndarë një puthje nga dy vetura të ndara me të cilat udhëtonin.
Lu Ben dhe tashmë gruaja e tij, Li Wen, i hapën dritaret e veturave, ndërkohë që vozitësit i afruan ata pranë njëri-tjetrit gjatë rrugës për në ceremoninë martesore që u zhvillua në Yuxi të provincës kineze Yunnan.
Ata ndanë një puthje të zjarrtë, ndërsa mysafirët që gjendeshin prapa tyre brohoritën dhe i duartrokitën.
“Deshëm të bëjmë diçka ndryshe për fotografinë e puthjes nga dita jonë e martesës”, ka treguar nusja.
Readmore...

Kryqëzimi dhe ringjallja e Jezusit sipas katër ungjijve

0 comments
 

Kryqëzimi dhe ringjallja e Jezusit sipas katër ungjijve

Po të shikohet jeta dhe veprimtaria e Jezu Krishtit në Bibel, do të gjejmë shumë kundërthënie, mospërputhje në mes katër ungjijve dhe Dhjatës së Re në përgjithësi.

Nga Senad Maku

Po të shikohet jeta dhe veprimtaria e Jezu Krishtit në Bibel, do të gjejmë shumë kundërthënie, mospërputhje në mes katër ungjijve dhe Dhjatës së Re në përgjithësi. Por ne jemi përcaktuar në pjesën e fundit, apo ditët e fundit të jetës, kinse të Jezusit. Në këtë temë dua të përmendi rrjedhen e kryqëzimit deri tek ringjallja e Jezusit dhe ngritja e tij ne qiell në bazë të katër ungjijve, të cilët nuk jan dakord rreth njëri tjetrit dhe gjithë secili e shpreh dhe e tregon ngjarjen në mënyrën e vet dhe këtu do të vëreni se sa është e vërtetë ngjarja që e përshkruajnë këto katër ungjij.
Do të gjeni shumë kundërthënie,mospërputhje në mes të ungjillit të Mateut, Markut, Llukës dhe Gjonit, gjë që do të vëreni edhe vet saktësine e tyre,që kinse Bibla është fjalë e Zotit, po qëse të ishte prej Zotit nuk do të kishte kundërthënie në mes ungjijve,por këtu shihet se e ka prek dorë e njeriut dhe njeriu gabon.
Këtë e cek edhe Kur’ani në surën En-Nisa,ajeti 82 ku thotë Zoti i Madhëruar:
“A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikuj tjetër ,përvec prej Allahut,do të gjenin në të shumë kundërthënie.”
Këtu vërejmë se po të ishte libër i Zotit sic është shpallur bibla nuk do të kishte kundërthenie, por me kalimin e kohës njerëzit e demaskuan,e larguan fjalën e Zotit dhe vurën mendimet e tyre. Kështu që tani ka kundërthënie në cdo fjalë apo citat të bibles duke filluar nga Dhjata e vjetër dhe duke mbaruar në Dhjatën e re.
Këtu do të përmendim vec procedura e kryqëzimit dhe deri te ringjallja dhe ngritja në qiell të Jezusit sipas katër ungjijve.
Ungjijt na rrëfejnë se njerëzit që e kishin arrestuar Jezusin e cuan të lidhur në pallatin e kryepriftit Kajafa (Mateu 26:57) ku e morën në pyetje.
Do të vërejmë mospërputhjet dhe dallimet ekzistuese ne mes katër ungjijve që flasin mbi ndodhin e Jezusit. Duke ja filluar nga dëshmitarët që dëshmojnë kundër Jezusit e deri në fund tek ngritja e tij në qiell.

Rreth dëshmitarëve:
Sipas Mateut 26:60 thotë: ”Por në fund u paraqitën dy dëshmitarë të rremë”.
Sipas Markut 14:57 thotë: ”Atëher disa u ngritën dhe dëshmuan rrejshëm kundër tij”.
Sipas Llukës, dhe sipas Gjonit: Nuk i përmend dëshmitarët.

Jezusi pyetët:
Mateu 26:63 thotë: “Të na thuash nëse ti je krishti,Bir i Perëndisë”.
Marku 14:61 thotë: “A je ti krishti,Biri i të Bekuarit”.
Lluka 22:67 thotë: “Nëse je ti krishti,na e thuaj”.
Gjoni 18:19 thotë: „Por kryeprifti e pyeti Jezusin për dishepujt e tij dhe për doktrinën e tij“.

Përgjigja e Jezusit:
Mateu 26/64: „Ti po thua“.
Marku 14/62: „Dhe Jezusi tha:Unë jam“.
Lluka 22/67-68: „Edhe sikur t’jua thoja,nuk do ta besonit.Edhe sikur t,ju pyesja,ju nuk do të më përgjigjeshit dhe as nuk do të më linit të shkoja“.
Gjoni 18/20: „Unë i kam folur haptas botës“.

Juda Tradhtari dhe vdekja e tij:
Mateu 27/4-5: “Duke thënë:<>. Por ata thanë:<>. Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar”.
Marku, Lluka dhe Gjoni nuk e përmendin këtë rast.
(Kurse ne letrat e Palit tregohet se Juda vdiq prej vdekjes natyrale)

Pilati e pyet të arrestuarin:
Mateu 27/11, Marku 15/2, Lluka 23/3: “A je ti mbret i Judenjve? Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha : Ti po thua. «
Gjoni 18/33-34 : «A je ti mbret i judenjve ? Jezusi iu përgjigj : E thua ti nga vetja, apo të kanë thënë të tjerët për mua ? »

I pandehuri a u përgjigj ?
Mateu 27/14, Marku 15/5, Lluka 23/9 , tregojnë se Jezusi nuk u përgjigj fare.
Gjoni 18/36 : « Jezusi u përgjigj : « Mbretëria ime nuk është e kësaj bote ; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjëve ».
Sipas Gjonit Jezusi u përgjigj !

Çka bën mbasi e zhveshen të pandehurin:
Mateu 27/28: „I hodhën mbi trup një mantel të kuq“.
Marku 15/17: “E veshën në porpur”.
Gjoni 19/2: „dhe i veshën sipër një mantel të porpurt“.
Lluka nuk është i informuar!

Pastaj çka i bënë të arrestuarit:
Mateu 27/29: “Dhe i thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye dhe ia dhanë një kallam në dorën e djathtë”.
Marku 15/17: “Si thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye”.
(Marku nuk e përmend shkopin)
Gjoni 19/2: „dhe ushtarët thurën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye“. (As Gjoni se përmend shkopin)
Lluka as që din për këtë.

Kënd e detyruan ta mbajn kryqin Jezusin apo Simonin:
Mateu 27/32, Marku 15/21, Lluka 23/26: Simonin
Gjoni 19/17: Jezusin

Çka i dhanë Jezusit për të pirë?
Mateu 27/34: “I dhanë të pijë uthull të përzier me vrer”.
Marku 15/23: “I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë”.
Lluka 23/36 dhe Gjoni 19/29 tregojnë se I dhan vec uthull.

A piu i arrestuari?
Mateu 27/34: “por ai, mbasi e provoi nuk deshi ta pinte”.
Marku 15/23 : «por ai nuk e morri ».
Lluka dhe Gjoni nuk e përmendin.

Koha e kryqëzimit:
Sipas Markut 15/25: (ora e tretë)
Sipas Gjonit 19/14: (ora e gjashtë)
Mateu, Lluka nuk e përmendin kohën.

Mbishkrimi në kryq:
Mateu 27/37: “Ky është Jezusi, mbreti i Judenjëve”.
Marku 15/26: “Mbreti i Judenjëve”.
Lluka 23/38: “Ky është mbret i Judenjëve”.
Gjoni 19/19: “Jezusi Nazareas, mbreti i Judenjëve”.

A ju lut Jezusi Atit që të parandalonte kryqëzimin?
Mateu 26/39, Marku 14/36, Lluka 22/42 : (PO)
Gjoni 12/27 : (JO)

Cka tha i kryqëzuari :
Lluka 23/34 : « O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë ».
Gjoni 19/26: “O grua, ja biri yt”.
Mateu, Marku nuk e përmendin.

I Kryqëzuari klithi me zë të lartë:
Mateu 27/46: “Eli, Eli, Lama sabaktani” ?
Marku 15/34 : « Eloi, Eloi, Lama sabaktani » ?
Lluka 23/46 : « O Atë në duart tuaja po e dorëzoj frymën time ».
Gjoni 19/30 : « U Krye ».

Kush e vështronin nga larg të kryqëzuarin?
Mateu 27/56: “Maria Magdalena, Maria, nëna e Jakobit dhe e Joseut dhe nëna e bijve të Zebedeut”.
Marku 15/40: “Mari Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit të vogël të Joses dhe Salomeja”.
Lluka 23/49: “Të gjithë të njohurit e tij dhe gratë”.
Gjoni 19/25: “Nëna e tij dhe motra e nënës së tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë”.

Sa njerëz e morrën kufomën?
Mateu, Marku dhe Lluka thonë Jozefi.
Gjoni 19/39-40: thotë dy njerëz: Jozefi dhe Nikodemi.

Cilat ishin gratë që vizituan varrin?
Mateu 28/1: „Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për ta parë varrin“.
Marku 16/1: „Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit dhe Salomeja ».
Lluka 24/1 : « Me gra të tjera shkuan te vorri ».
Gjoni 20/1: „Maria Magdalena shkoi te varri“.

A ra ndonjë tërmet i fuqishëm ?
Mateu 28/2: “Dhe ja, ra një tërmet i madh”.
Marku, Lluka dhe Gjoni nuk dinë asgjë për tërmet, cudi qe nuk iu eshte dridhur toka ketyre!

Sa engjuj ishin të pranishëm tek varri?
Mateu 28/2-3: (Një engjull)
Marku 16/5: (Këtu e quan një djalosh)
Lluka 24/4: (Lluka i quan dy burra)
Gjoni 20/12: (Kurse Gjoni i quan dy engjuj).

Jezusi kujt iu shfaq së parit?
Mateu 28/1-9: (Maria Magdalena dhe Maria tjetër)
Marku 16/9 dhe Gjoni 20/11-14 : (Maria Magdalenës).
Lluka 24/13-15 : (Dy dishepujve)

Kush i lajmëroi Apostujt për ringjalljen e Jezusit?
Mateu nuk përgjigjet.
Marku 16/9-10: „Maria Magdalena“
Lluka 24/10 : « Të gjitha Gratë »
Gjoni 20/19 : « erdhi Jezusi dhe u prezantua në mes tyre »

Në cilin vend Jezusi u shfaq për herë të parë ?
Mateu 28/9 : Mateu nuk e tregon vendin.
Marku nuk e precizon vendin e shfaqjes.
Lluka 24/13-15: „në mes Emausit (fshat) dhe Jerusalemit“.
Gjoni 20/11-16: “Gjoni tregon afër vorrit”.

Sa herë u shfaq Mesia?
Mateu thotë dy herë: Mateu 28/9, Mateu 28/16
Marku thotë tri herë: Marku 16/12, Marku 16/12, Marku 16/14
Lluka thotë dy herë: Lluka 24/13-15, Lluka 24/36
Gjoni thotë katër herë: Gjoni 20/11-14, Gjoni 20/24, Gjoni 20/26, Gjoni 21/1

Sa herë Jezusi iu shfaq apostujve duke qenë së bashku?
Mateu 28/16, Marku 16/14 dhe Lluka 24/36: (Një herë)
Gjoni 21/14: (Tri herë)

Jezusi a u tha nxënësve të Pagëzoni në Emër të Atit e të birit e të shpirtit të shenjtë?
Mateu 28/19: “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë”.

Marku, Lluka dhe Gjoni nuk e përmendin këtë pagëzim. Pse?
Cka u tha Jezusi nxënësve gjatë takimit të tij të parë?
Mateu tri fjali-Mateu 28/18-20
Marku pes fjali-Marku 16/14-18
Lluka pes fjali-Lluka 24/44-48
Gjoni tri fjali-Gjoni 20/21-22
Këto fjali që i cekin këto ungjij dallojn nga njera tjetra e fjalimit të Jezusit,as njëra nga katër ungjij nuk jan të njëjt. Cfar mospërputhjeve në katër ungjijt.

Cka bëri Jezusi pas përfundimit të takimit me Apostujt?
Mateu nuk thotë kurgjë.
Marku 16/19 : « Zoti Jezus, pra, mbasi u foli, u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë ».
Lluka 24/50-52: Lluka thotë i bekoi, u ngrit në qiell dhe ata u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh.
Gjoni thotë u takuan disa herë, mirëpo nuk përmendi se Mesia u ngrit në qiell.
Kështu kuptojmë se ungjijt nuk janë unanim mes veti, duke filluar nga dëshmitarët e rrejshëm, numri i tyre, pyetjen që i parashtroj kryeprifti, të gjitha këto mospajtime hedhin një hije të dyshimit rreth të vërtetës, autenticitetit të tyre.
Po ashtu mospajtimi rreth mantelit, kurorën prej ferrave, talljet, bartjen e kryqit, në pijen, me të pranishmit, mbishkrimi që ndodhi mbi kryq dhe cfar shkruhej mbi të, në klithjen e të kryqëzuarit dhe se çka tha. Mospajtim në çdo çështje !!! Ndodhi apo nuk ndodhi !!!
Mospajtimi rreth kohës së vizitës së varrit, në numrin e grave që e vizituan varrin, në emrat e tyre, ndodhia e tërmetit, në numrin e engjëjve tek varri, vendin e shfaqjes së Jezusit, numrin e shfaqjes së tij, mospajtime në çdo çështje, në kohëra, vende, individë, në ngjarje.
Gjithashtu mospajtime rreth shfaqjes së Mesisë para apostujve, numrin e shfaqjes, në pagëzimin përmes trinisë, e shumë e shumë mospajtime të tjera që nuk i përmenda por edhe në mospajtimin në ngritjen e Jezusit në qiell.
Çka mund të konkludojmë për një rrëfim në të cilin katër ungjilltarët nuk janë unanim në mes veti ?!
Konkluza është se rrëfimi është një trillim i thurur.
Nga e di gjykatësi se dëshmitari është i rrejshëm?! Nga kontradiktat e shumta që hasen në fjalët e tij.
E kështu që konkludohet se rrëfimi është i trilluar dhe nuk ka të bëjnë hiç me kryqëzimin e Jezusit dhe me ringjalljen e tij. /bibladhekurani/


Readmore...