Thesari Jetes

Wednesday, May 23, 2012

5 aksidentet që tronditën Shqipërinë (FOTO LAJM)

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Portali Albeu sjell në vëmëndjen e lexuesve të saj disa prej aksidenteve më të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri duke marrë shkas nga ai i para dy ditëve në Himarë ku humbën jetën 13 persona, mes tyre 11studente të Universitetit tëElbasanit "Aleksandër Xhuvani".

Ishte viti 1989 kur studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranes, të nisur për një praktikë mësimore në jugun e Shqipërisë u plagosën teksa autobusi që i shoqëronte u aksidentua.

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes dërgoi dy helikopterë për ti sjellë në Tiranë por për shkak të mjegullës së dendur helikopetrët u përplasën me majat e Llogarasë duke shkaktuar 26 të vdekur mes tyre pilotë, mjekë, pedagogë dhe studentë.


Në 4 tetor të vitit 2004, në hyrje të qytezës së Fushë Arrësit, një autobus që transportonte nxënësit e vitit të katër të Gjimnazit "Abdyl Frashërit" të Malishevës, ka dalë nga rruga duke rënë 50 metra poshtë në greminë në ujërat e lumit Fan i Vogël. 

Për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend 14 nxënës pasagjerë të këtij autobusi dhe janë plagosur 36 të tjerë. I vdekur në këtë aksident mbeti edhe drejtuesi i mjetit që u përplas me autobusin me nxënësit e Malishevës, i cili pas disa hetimeve rezultoi se ishte shkaktar i këtij aksidenti tragjik. 

Në verën e vitit 2010 Shqipëria u trondit sërish nga 2 aksidente tjera tragjike dhe përsëri mjetet e përfshira ishin autobusë të transportit publik. 

Më 17 korrik të atij viti, një autobus që transportonte pasagjerë në linjën Durrës-Pukë, doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Aksidenti fatal që ndodhi në afërsi të fshatit Gjergjan, në aksin Rrëshen Fushë Arrëz, shkaktoi 14 viktima dhe mbi 20 të plagosur.

Dy muaj më pas, në tetor të 2010-ës, autobusi i linjës Tiranë-Athinë, që transportonte rreth 50 pasagjerë, doli nga rruga në fshatin Fratar, në afërsi të Ballshit. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 9 qytetarë dhe u plagosën mbi 40 të tjerë, ndërsa shoferi grek shpëtoi por u dënua me 18 vjet burg për konsumim alkooli.

Ndërkohë që dy ditë më parë, në orën 16:15 Shqipëria un trondit nga një tjetër aksident tragjik. 13 persona humbën jetën, mes tyre 11 studente të vitit të 3-të Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", shoferi i autobusit si dhe i fejuari i një prej vajzave të plagosura. Ndërkohë që 2 të tjera po luftojnë me jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2012, ora 12:10

Leave a Reply