Thesari Jetes

Monday, May 21, 2012

Nikolic: Unë jam çetnik

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...














Tomislav Nikolic, presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, gjatë karrierës së tij politike, ka treguar se është një çetnik, dhe se vështirë që do të mund të ndryshojë me ardhjen e tij në krye të shtetit. Madje sipas analistëve dhe medieve rajonale, Nikolic i ka fituar votat pikërisht se është çetnik. Dhe kjo tregon se Serbia të dielën që shkoi votoi për të kaluarën.
‘Vijesti’ e Sarajevës shkruan se në fund të vitit 2010, Nikolic asokohe nënkryetarë i partisë së Vojislav Seselj-it, Partisë Radikale Serbe, kishte deklaruar se Republika Serbe e Bonjës dhe Hercegovinës do të eksistojë përgjithmonë, dhe se është çështje kohe kur ajo do t’i bashkohet Republikës së Serbisë.
Në vitin 2011, Nikolic kishte bërë përpjekje disa herë të pengojë miratimin e një rezolute në Parlamentin e Serbisë, me anë të së cilës do të dënohej gjenocidi i bërë në Srebrenicë, gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ushtria serbe vrau mbi 8000 boshnjakë-muslimanë. “Nuk do ta votoja kurrë një rezolutë ku do të thuhej se populli serb ka bërë gjenocid ndaj boshnjakëve të Bosnjës”, kishte deklaruar Nikolic.
Në vitin 2007, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Nikolic kishte deklaruar për mediat kroate se është krenar që është çetnik. “Unë jam çetnik dhe serish do të sillesha si një i tillë nëse do të përsëritej lufta. Jam krenarë si çetnik, njëjtë sikurse ju kroatët që jeni krenarë me ustashët”, kishte deklaruar Nikolic duke u zotuar se serbët nuk do të ndalen së kërkuari autonominë e tyre në Kroaci.
Presidenti i ri i Serbisë, Nikolic, në dhjetor të vitit 2008 kishte deklaruar se ndjehet krenarë që CNN-i e kishte krahasuar me gjeneralin e ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladicin, i cili aktualisht po gjykohet në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë.

Leave a Reply