Thesari Jetes

Saturday, May 19, 2012

Know the story of "The intention of coming to BB is my family"; Përlotet from his father's message ( Rrëfimi i Arbrit: “Qëllimi i ardhjes në BB është familja ime”; Përlotet nga mesazhi i babait të tij

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...



Arbana flet me banorët, ku i thotë se ata na kanë rrëfyer në dhomën e rrëfimit se si po e përjetojnë eksperiencën e tyre në BB, kanë folur për veten, për gjërat që kanë jashtë, për mallin, për vlerat njerëzore, për rëndësinë e kësaj përvoje. Janë rrëfime të bukura, të vërteta, të ndjera, që do t’i ndajmë së bashku. Fillimisht ftojmë Arbrin në dhomën e projektimit. Arbana e fton Arbrin të shohë në monitor, momente nga të cilat ai ka folur për familjen e tij, vëllain, nënën e babain dhe lidhjen e fortë që i karakterizon e për dëshirën e madhe që ka për të krijuar mundësinë që t’i sigurojë familjes një shtëpi tyren, e kjo është arsyeja kryesore përse ka ardhur në BB. Ai thotë se me të gjithë banorët ka një mardhënie shumë të mirë, por mbi t gjithë, Liamin e do më shumë, paçka të gjitha zënkave. Më pas ka një surprizë për të, ku babai i tij ka ardhur në shtëpinë e BB për të xhiruar një klip, pikërisht aty ku ndodhet Arbri tani. Arbri sapo shikon babain e tij në monitor, përlotet e dëgjon babain e tij teksa shprehet se kur ka ardhur koha për të kuptuar datën e lindjes, ku nëna dhe babai i tij i kanë kërkuar mjekut që Arbri të lindte në ditën e flamurit e në të njëjtën ditë me ditëlindjen e babait të tij. Babai i tij i uron sukses dhe e mbështet në lojën e tij deri këtu, ndërsa Arbri teksa e dëgjon është i mbytur në lot.

Leave a Reply