Thesari Jetes

Saturday, May 26, 2012

Shqiptarët shkelën në Everest

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Në majën më të lartë të botës, në Everest, valëvitet për herë të parë edhe flamuri shqiptar.
Ekipi prej gjashtë alpinistësh shqiptarë të shoqatës “Dajti Alpino-Turistik”, ka mundur të ngjitet dje në orën 7 të mëngjesit (një pas mesnate sipas orës lokale në Shqipëri), në pikën më të lartë të malit të Everestit dhe në botë (Xhomolungma), 8848 metra mbi nivelin e detit.
Ekipi shqiptar, raporton NOA, është nisur nga Tirana në datën 2 prill, ndërsa përbëhet nga këta alpinistë: Mateo Begeja (19 vjeç), Erli Rudho (22 vjeç), Gerti Pishtari (25 vjeç), Fation Plaku (37 vjeç), Gjergj Bojaxhi (38 vjeç) dhe Xhim Begeja (47 vjeç).
Një kohë e gjatë aklimatizimi dhe ngjitje-zbritjesh të vazhdueshme në lartësitë 5200-7500 metra të malit, i ka paraprirë pushtimit të majës së Everestit. Kjo është strategji standarde e ngjitjes së këtij mali, për shkak të kushteve ekstreme atmosferike: me erëra të fuqishme dhe temperatura deri në minus 40 gradë celsius, e sidomos rrallim të oksigjenit për shkak të lartësisë së madhe (në tetëmijë metra lartësi ajri në atmosferë përmban një të tretën e oksigjenit që gjendet në nivelin e detit).
Përcaktimi i ekipit të shoqatës “Dajti Alpino-Turistik” u vendos pas një kohe të gjatë stërvitore, ndërkohë që alpinistët iu nënshtruan testimeve dhe garave të ndryshme fizike.
Alpinistët janë duke zbritur lartësi dhe pritet të mbërrijnë në atdhe në javën e parë të qershorit. Sipas kompanisë nepaleze që shoqëronte ekipin, ky është një nga rastet e rralla kur ngjitja realizohet 100 për qind, pra nga të gjithë anëtarët e ekipit.

Leave a Reply