Thesari Jetes

Tuesday, May 22, 2012

Politikanët më të pasur se shteti

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


www.ekuiliber.com

Sa ka rezerva financiare shteti i Kosovës, edhe më shumë pasuri kanë politikanët vendorë. Qindra miliona euro është pasuria e zyrtarëve të lartë kosovarë, ku përfshihet pasuria e paluajtshme, aksionet në kompani të ndryshme, paratë e gatshme dhe veturat luksoze. Përderisa paratë e shtetit të Kosovës që mbahen në Bankën Qendrore të vendit nuk e kalojnë shumën prej 150 milionë euro, shkruan Zëri.

Pasuria e zyrtarëve është publikuar të hënën nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, përderisa nga viti 2007, kur e kanë deklaruar pasurinë, pasuria e politikanëve është shumëfishuar.

Në krye të listës së pasanikëve të politikës qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherit është edhe zëvendëskryeministër, me 176 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherit pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro pasuri, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, me pasuri të vlerësuar rreth 10 milionë euro, etj.

Grabovci dhjetëfishoi pasurinë

Pasuria e shefit të deputetëve të partisë në pushtet(PDK), Adem Grabovci, në vitin 2012 ka arritur në mbi 1.6 milionë euro. Pasuria e paluajtshme e Grabovcit është vlerësuar 1 milionë e 630 mijë euro, vetura të markave Audi A6, BMW dhe Golf 6, 21 mijë euro para të gatshme në bankat në vlerë prej 21 mijë euro.

Të ardhurat vjetore familjare të të tij janë rreth 30 mijë euro. Në vitin 2007 Grabovci kishte qenë shumë më i varfër. Ai në atë kohë kishte deklaruar një banesë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një veturë 12 mijë euro.

Për pesë vjet pasuria e Grabovcit është dhjetëfishuar

Leave a Reply