Thesari Jetes

Saturday, May 19, 2012

Gerta Bb5: Arbri had just physical attraction towards meGerta BB5: Arbri kishte vetëm tërheqje fizike ndaj meje

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Gerta BB5: Arbri kishte vetëm tërheqje fizike ndaj meje

U fut me vonesë në lojë dhe ndoshta kjo gjë e penalizoi Gertën, e cila doli të shtunën e kaluar. Po, si ishte “Big Brother” i saj, të vërtetat e shumë thashethemeve që kanë qarkulluar gjatë kohës që ajo vazhdonte të ishte brenda, raporti me Arbrin por edhe ai me Liamin…Për të gjitha këto Gerta përgjigjet në këtë intervistë, ku shpjegon se në fund të fundit ky shou është një mënyrë e mirë për t’u promovuar. Gerta, cila është ndjesia me të cilën po e përjeton daljen nga “Big Brother”? Nuk e prisja kaq herët daljen time, sepse kishte njerëz të tjerë që e meritonin. Më mungon pak shtëpia, por jeta vazhdon. Ishte një eksperiencë e veçantë. Ke qenë nga banorët që je futur më vonë në këtë lojë. Çfarë do të kishte ndryshuar nëse do ishe futur që në fillim? Asgjë, përveçse të futesha që në fillim. Gerta, pate ndonjë pëlqim real për Liamin në të vërtetë? A të tundoi disi ai me tipin e vet? Pëlqimi ka qenë brenda kuadrit si person dhe si mik loje dhe si miq kur të dilnim nga shtëpia e BB5. Asgjë më tepër. Si e sheh ndjenjën që Arbri ka ndaj teje? Mendon se është i sinqertë? Në një lojë nuk besoj shumë për sa i përket ndjenjave, pasi je i fokusuar tek strategjia e lojës që do të përdorësh. Besoj se është dhe lojë dhe një tërheqje fizike e Arbrit karshi meje. Asgjë më tepër. Ke thënë që Arbri s’ka lidhje me atë çka kërkon ti tek një mashkull. Në fakt, cili është tipi që do të doje përkrah? E para, duhet të ketë “feeling”. Unë me Arbrin s’kam pasur gjë të tillë dhe është diçka që, o të pëlqen një person, o s’të pëlqen fare. Përse mendon se do të të shërbejë kjo eksperiencë? Është një mënyrë e mirë për t’u afirmuar, pasi unë këndoj dhe më shërbeu për vete. Si dhe një ndër kujtimet e mia më të bukura. Është folur për ty gjatë kohës që ke qenë brenda nga ish-banorë të BB4, konkretisht Ervini. Si është kjo histori në fakt? Asgjë. Janë thjesht sajime. Jemi njohur nga një histori paparacësh dhe s’kam pasur as ndonjë shoqëri e as lidhje sentimentale me Ervinin. Sa i përket jetës së pasur, doje të provokoje banorët apo realisht kishe dëshirë të shfaqje atë pjesë të jetës tënde? Unë s’thashë jam pasanike e madhe. Jetoj normalisht, por s’më mungon dhe s’më ka munguar asgjë. Lojtari më i fortë nga djemtë kush është? Lojtari më i fortë është Liami e më pas Arbri. E sheh Françeskën si një fituese të mundshme të këtij shou? Françeska..Jooo, absolutisht jo. Miku më i mirë aty brenda kush ishte? Liami dhe Arbëri. Do i kem edhe jashtë. Gerta, çfarë prapaskenash bëjnë banorët përpara ditë së shtunë? Prapaskena nominimesh, gjë që ka qenë e dukshme dhe për publikun. Kush fiton sipas teje? E meriton Liami për të fituar. Një përshkrim për banorët: Liami: Fitues i BB5. Ermali: Normal. Xhoni bravo bukurosh, por vetëm aq. Genta: Banale si brenda shtëpisë, si jashtë, me sa pashë. Françi: Do bënte gjithçka për lekët, por lekët nuk janë gjithçka në jetë. Erioni: I urtë. Aq i urtë sa harrohej që ishte në shtëpi. Arbri: I zgjuar, por pak i lëkundshëm si personalitet. Ndikohet shpejt nga fjalët e të tjerëve.

Leave a Reply