Thesari Jetes

Wednesday, May 16, 2012

Një burrë është vetëdjegur para Gjykatës ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundër Brejvikut

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...




Një burrë deri tani i paidentifikuar, sot është vetëdjegur në Oslo para gjykatës ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundër vrasësit masovik, Anders Bering  Brejvik.
Siç njofton policia norvegjeze, burri së pari ka tentuar ta çaj rrethojën mbrojtëse para gjykatës, mirëpo pasi ka dështuar, është lyer me lëndë djegëse dhe është vetëdjegur.
-Në vendin e ngjarjes ka pasur policë, të cilët shpejt e kanë shuar zjarrin, njoftoi zyrtari i policisë, Fin Bele.
Gjatë incidentit, burri ka pësuar djegje të rënda dhe është dërguar në spital në gjendje kritike.
Bele tha se tani për tani nuk dihen motivet për këtë veprim të burrit.
Disa mendojnë se kjo lidhet me gjykimin e Brejvikut, mirëpo deri tani nuk kemi informata për të konfirmuar një gjë të tillë, shtoi Bele

Leave a Reply