Thesari Jetes

Wednesday, May 9, 2012

Agjenti i dyfishtë parandalon sulmin terrorist (Video)

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Publikimi i informacioni se SHBA-të kanë arritur ta parandalojnë sulmin me bombë në një aeroplan, dhe se është konfiskuar pajisja shpërthyese - e ngjashme me ato që kishte përdorur më herët al-Qaida - e ka epilogun e vet.
Siç raporton CNN, shërbimet amerikane të sigurisë janë të zemëruara sepse ka rrjedhur informacioni se parandalimi i sulmit terrorist është bërë falë agjentit të dyfishtë i cili ka aktruar se dëshiron të jetë sulmues vetëvrasës, ndërsa pajisjen eksploduese ia ka dorëzuar më vonë FBI-së.
"Ne vërtetë ndjejmë keqardhje që ky informacion ka dal në publik, sepse kjo mund të rrezikojë seriozisht operacionet tona ndërkombëtare", thuhet nga Këshilli amerikan për sigurinë kombëtare.
Një burrë i cili tek al-Qaida është lajmëruar vullnetarisht për kryerjen e sulmit vetëvrasës, sipas artikujve të mediave amerikane ka qenë në fakt agjent sekret në Arabinë Saudite, i cili me vite të tëra ka bashkëpunuar me CIA-n.
Pasi e ka sabotuar sulmin terrorist, shërbimet sekrete amerikane e zhvendosur atë në vend të sigurt.
Momentalisht është duke vazhduar procesi i analizimit të mjetit shpërthyes. Sipas informatave, bomba e kamufluar është prodhuar në Jemen, ndërsa ishte e tillë që nuk ka mundur të detektohet nga pajisjet e aeroportit. /ThesariPress 


Leave a Reply