Tanime kengetarja 21 vjeçare ka debutuar me kengen e saj “R.I.P” dhe pritet qe te arrije ne majen e klasifikimit kete fundjave.
Por jeta mund te kishte qene krejt ndryshe nese Rita dhe familja e saj nuk do te kishin marre vendimin per tu larguar nga Kosova ne kohen kur ajo ishte femije. Diktatori serb Slobodan Milosevic kishte nisur valen e persekutimeve siç beri edhe me familjen e Ritas ndaj ata u nisen drejt Londres. “E lashe Kosoven ne moshen nje vjeçare. Ne ishim me fat qe u larguam shume shpejt.
Kur erdhem ne Londer babai im nisi te punonte ne nje restorant. Mamaja ishte mjeke ne Kosove por nuk fliste anglishten. Ajo u desh te mesonte gjithçka serish nga e para, te mesonte anglisht dhe te me rriste mua, vellain tim dhe motren. Vertet e admiroj per çka ka bere. Tani ajo eshte psikiatre dhe ka vendin e saj ne Londer. Une mundem ta flas shume qarte gjuhen shqipe pasi ashtu ne flasim ne shtepine tone. Jam kthyer shpesh ne Kosove.
Nese dikush kerkon te beje diçka jashte vendit te vet eshte paksa e veshtire sepse nuk ka shume mundesi. Do te doja te perktheja edhe muziken kosovare ne albumet e mia. E kam provuar por ende nuk me ka funksionuar por do ta bej”, theksoi Rita. marre nga vipat.info