Thesari Jetes

Friday, May 11, 2012

Çdo 14 ditë, botës i vdes 1 gjuhë dhe 1 kulturë?!!

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...



www.ekuiliber.com
Sipas revistës “National Geographic”, çdo 14 ditë vdes një gjuhë e botës, e së bashku me të, edhe një kulturë. Llogaritjet tregojnë se në 100 vjet mund të ketë humbur gjysma e 7000 gjuhëve që fliten sot më shumë në botë, me pasojë humbjen e mijëra kulturave që lidhen me to.
Ky studim interesant pohon se është teknologjia, ndoshta mënyra e vetme për t’i shpëtuar ato.
Më tej, ky studim interesant, tregon sesi ka një gjuhë në botë, e cila flitet vetëm nga dymbëdhjetë njerëz. Kjo është Ktunaxa, e folur nga disa fise që jetojnë në veriperëndim të British Columbia-s.
Një regjistrim i vitit 1990, tregoi se folësit e Ktunaxa-s ishin rreth 400 të tillë, por vetëm 12 prej tyre i mbajnë të paprekur strukturat dhe fjalorin e tij dhe i përkasin kryesisht brezit të vjetër. Dhe askush tjetër në botë, si ata, s’është në gjendje ta flasë atë.
Dhe janë ata që kanë vendosur ta përdorin teknologjinë për ta luftuar këtë rrezik. Ata janë duke ngarkuar inçizime në internet, lojëra interaktive për fëmijë dhe materiale të tjera të transkriptuara, duke i bërë ato të disponueshme për këdo që dëshiron të mësojë Ktunaxa.

Leave a Reply