Thesari Jetes

Friday, May 11, 2012

Arrestohet serbi që kërcënoi se do ta përmbyste Holandën

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Arrestohet serbi që kërcënoi se do ta përmbyste Holandën


Policia serbe ka arrestuar të enjten beogradasin, Miroljub Petrovic, i cili përmes YouTube kishte kërcënuar se do ta përmbyste Holandën duke shkatërruar digat e madhe të ujit në Holandë, në qoftë se Gjykata e Hagës nuk do ta lironte Radovan Karadzicin, Ratko Mladicin dhe Vojislav Seseljin, të tre të akuzuar për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Petrovic është arrestuar me kërkesë të autoriteteve holandeze dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, njofton Indeks.hr. Ai është bërë i njohur pasi përmes rrjetit YouTube plasoi muajin e kaluar dy porosi se në shenjë hakmarrje do t’i hidhte në erë disa diga të mëdha uji që do ta përmbysnin një pjesë të madhe të tokës holandeze.

Pas publikimit të lajmit nëpër media, Petrovic e ka kuptuar seriozitetin e ëtij kërcënimi dhe ka deklaruar se ajo që kishte bërë ishte vetëm një shaka. Po ashtu, në Serbi, ai njihet për themelimin e disa fakulteteve, në të cilat studiojnë disa qindra studentë, të cilët paguajnë 200-1800 euro në vit. /
Miroljub Petrovic
Miroljub Petrovic

Leave a Reply