Thesari Jetes

Friday, May 11, 2012

Sa i kushton kompanisë “Apple” prodhimi i ‘iPhone 4S’ ?

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Derisa disa njerëz e përdorin telefonin ‘iPhone 4S’, ndërsa disa të tjerë e dëshirojnë, gazetarët merren me faktin se sa kushton vërtet ky telefon, në fakt cili është çmimi i prodhimit dhe vetë dallimi, pra fitimi i pastër i kompanisë ‘Apple’. Rezultatet janë më se interesante. Shtëpia amerikane e mediave ‘CNN’ ka hulumtuar sa fiton ‘Apple’ nga secili ‘iPhone 4S’ i shitur dhe ka ardhur deri te disa përfundime interesante. Shuma e përgjithshme të cilën duhet ta ndajë ‘Apple’ për ta bërë një ‘iPhone 4S’ është gjithsej 203 dollarë, derisa pajisja e njëjtë në shitje të lirë në Amerikë kushton rreth 600 dollarë, pra tri herë më shumë! Gazetarët janë marrë edhe me faktin se sa do të kishte fituar ‘Apple’ nëse telefoni në vend të Kinës do të ishte prodhuar në Kaliforni, pra në selinë e kompanisë. Edhe këtu shifrat janë të qarta. ‘Apple’ prej secilit telefon të shitur do të fitonte gati 50 për qind në krahasim me çmimin e prodhimit!

Leave a Reply