Thesari Jetes

Wednesday, May 9, 2012

Vetëm 3% virgjëresha në Qeverinë e Kosovës

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Pas një studimi tre mujor ka rezultuar se vetëm 3% e femrave të punësuara në institucione qeveritare janë virgjëresha. Ky hulumtim është porositur dhe financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Kulturës. Qëllimi i këtij studimi thuhet të ketë qenë përcaktimi i strukturës së të punësuarave që të pengohet diskriminimi. Ne u munduam të mësojmë më shumë nga një zyrtar i lartë i Qeverisë i cili deklaron: "kjo nuk është punë e juaja, dhe këtu nuk ka asgjë për t`u befasuar". Madje filloj të na quaj të njëanshëm dhe të na sugjeroj qe më mirë e kemi të mos merremi me këtë temë, sepse me këtë, sipas tij merret Qeveria. Sapo i sqaruam që ne na interesojnë edhe femrat tjera, që nuk bëjnë pjesë në këtë grup të femrave, ai duke sharë na mbylli telefonin. Në Ministrinë e Shëndetësisë na njoftuan për ekzistimin e dëshmitarit XXL anëtar i ekipit hulumtues, i cili, sipas tyre, nga frika e hidhërimit të ndërkombëtarëve kërkon konfidencialitet. Edhe pse shumica e këtyre femrave janë punësuar në kohën e UNMIK-ut, qeveritarët nuk pranojnë t`i fajësojnë ata, apo ta lidhin këtë gjendje me ndonjë aferë ndërkombëtarësh. 
Të gjithë besojnë që ky hulumtim do të ndihmoj në parandalimin e diskriminimit të femrave nëpër institucione dhe madje propozojnë që të futet në ligj detyrimi që së paku 10% e femrave të punësuara të jenë virgjëresha, e jo sikur tani vetëm 3%. Sipas hulumtimit del se femrat tjera të punësuara janë: 15% binjake, 12% luanesha, 10% bricjape 14% në shenjen e peshkut etj.

Leave a Reply