Thesari Jetes

Wednesday, May 9, 2012

Gaddafi dëshironte të martohej me Whitneyn Houston!

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Gaddafi e dashuronte Whitney Houston dhe dëshironte të martohej me të. Dy fytyrat e njohura, të cilët tashmë kanë ndërruar jetë, kanë kaluar shumë kohë së bashku në vendlindjen e Gaddafit në Libi, ku ishte dhe ferma e tij, para se marrëdhënia e tyre sentimentale të merrte fund. Një prej truprojave të Gaddafit i ka treguar për lidhjen e tyre.

“E doja shumë Whitney Houston dhe mendoj se ka ardhur momenti të martohem me të, edhe pse kam dhe tjera gra këtu në Libi, Houston më tërheqë shumë”, ishte shprehur Gaddafi.

Truproja shpjegon edhe takimin e parë mes tyre 

“Pas një ftese që i bëri Gaddafi për ta vizituar Libinë, ajo pranoi menjëherë ftesën, ata u takuan në Vilën e Gaddafit dhe menjëherë patën tërheqje për njëri-tjetrin. Ata kuptoheshin shumë mirë dhe kishin të njëjtat pikëpamje për shumicën e gjërave. Whitney për pak sa nuk u zhvendos në fermën e Gaddafit, i cili vazhdoi të shpresonte për vite me radhë se ata mund të riktheheshin sërish bashkë”, thotë Truproja.

Lidhja e tyre zgjati vetëm disa javë, por Gaddafi nuk e harroi kurrë Whitney Huston.

Leave a Reply