Thesari Jetes

Saturday, May 12, 2012

Tragjedi shekspiriane në Durrës, varin veten dy të rinj të dashuruar ( Tragédie Shakespearien )

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Tragjedi shekspiriane në Durrës, varin veten dy të rinj të dashuruar

Në tragjedi përfundoi një histori dashurie, ku dy të rinj u vetëflijuan, sipas tragjedive shekspiriane. Është mjaft e dhimbshme teksa mendon se dy të rinj të dashuruar nuk jetojnë më dhe sipas pistave të hetimeve të policisë, ka shumë gjasa që një grindje mes tyre, t’i ketë shtyrë për të marrë këtë vendim ekstrem.
Vetëvrasja e 28-vjeçares
Një vajzë e re u gjend e vetëvarur në një pemë pranë ish-vilës së Mbretit Zog. Ajo ishte 28-vjeçarja Manushaqe Margjeka, studente në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, dega Ekonomik. Ajo me origjinë ishte nga Tropoja, ndërsa jetonte vite në një fshat pranë Manzës.
Pranë vendit të ngjarjes, policia gjeti një letër ku shkruhej: “Jetën time ia kam falur Abdulla Cengës”.
Kjo pusullë e fundit e saj, i hedh dritë një vetëvrasjeje të ndodhur dy ditë më parë.
22-vjeçari var veten dy ditë më parë
Abdulla Cenga, student në degën e Ekonomikut pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” u gjend i vetëvrarë në banesën që kishte marrë me qira në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit. Trupi i tij pa jetë u gjend mbrëmjen e 10 majit i vetëvarur në ballkoni e apartamentit ku jetonte bashkë me një student tjetër.
Policia mendonte se studenti 22-vjeçar kishte marrë këtë vendim, pas ndonjë sherri mes bashkëmoshatarëve, apo të dashurës së tij, pasi ai nuk kishte as probleme ekonomike dhe as probleme në mësime.
Por letra e shkruar nga studentja 28-vjeçare, e cila u vetvar ditën e sotme, sqaron gjithçka. Ndoshta një moment i dobët mes tyre, ka bërë që ata të flijohen që të dy.

Leave a Reply