Thesari Jetes

Saturday, May 12, 2012

Shqiptari diplomohet në Kolumbia duke punuar si pastrues aty

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Shqiptari diplomohet në Kolumbia duke punuar si pastrues aty

www.ekuiliber.com
Historia e një shqiptari po bën bujë këtu në Shtetet e Bashkuara. Ai është Gac Filipaj, një 52-vjeçar me origjinë nga Ulqini, pastrues në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut, i cili këtë të dielë diplomohet nga universiteti. Studentët mundohen shumë për të marrë një diplomë, ndërsa Gaci po e arrin këtë duke mos u shkëputur nga puna e përditshme si pastrues në universitet.
Për afro 20 vjet ai ka fshirë dyshemetë dhe ka pastruar banjat. Por këtë të dielë, Gac Filipaj ka plane të tjera.
“Këtë të dielë, falë zotit, më në fund do të diplomohem”,Thotë Filipaj.
52-vjeçari do të diplomohet madje me titull nderi. “Unë vërtetova se kam forcë për të përfunduar atë që filloj”.
Gaci erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Mali i Zi në vitin 1992 për t’i shpëtuar luftës. Në atë kohë ai nuk fliste anglisht. Pasi gjeti punë si pastrues dhe pas 7 vjetësh mësimesh anglisht, ai u pranua në universitet. Ndiqte shkollën në mëngjes dhe punonte 8 orë natën. Nuk ishte e lehtë të mësoje gjuhët klasike.
Profesor Peter Awn, Dekan në Universitetin Kolumbia, thotë:
“Ai ishte shumë krenar për punën që bënte si pastrues, por edhe për rezultatet e mira në mësime”.
Gac Filipaj thotë se do ta mbajë punën që ka. Ëndrra e tij është të bëhet doktor shkencash:
“Nuk e di, ndoshta do të më duket sikur jam zgjuar nga një ëndërr e bukur”.
Një ëndërr për Gacin dhe një frymëzim për shumë të tjerë./VOA/

Leave a Reply