Thesari Jetes

Saturday, May 12, 2012

Sa fitojne kengetaret shqiptare nga klikimet ne Youtube? ( Quand bien les stars gagnent en cliquant sur Youtube )

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Mates shume i mire per te pare se si po degjohet nje kenge dhe sa eshte e klikuar ajo, tashme eshte kanali “Youtube” i kthyer edhe ne nje fitim pak a shume per artistet shqiptare.Por, a fitojne me te vertete ndonje monedhe artistet shqiptare nga klikimet dhe kush dhe si i hedhin ato videot qe shpesh here marrin miliona klikime? Per kete kontaktuam me disa prej artisteve me te klikuar dhe me drejtorin e nje kompanie te njohur qe merret me administrimin e klipeve te artisteve shqiptare.
Aldor Nini, drejtori i kompanise “Acromax GmbH”
“Nepermjet nje bashkepunimi te mundshem me ne, artisteve u ofrohet nje mundesi e madhe per t’i mbrojtur te drejtat ne çdo rrjet digjital, nga çdo shfrytezim i mundshem dhe i paligjshem, gjithashtu artisteve u ofrohet mundesia per te krijuar te ardhura monetare ne mbi 80 platforma te ndryshme, nga te cilat njera eshte “YouTube”.
Soni Malaj
“Kompania ‘Acromax GmbH’ merret me menaxhimin e videove te mia, mbrojtjen dhe monitorimin e tyre. Per sa i perket “uploadimit” ne veçanti, eshte nje proces qe mund ta bejne te dyja palet. Per sa u perket fitimeve per klikimet, sigurisht qe sa me shume klikime te kete, aq me shume rriten edhe fitimet, sidomos kur klikimet jane nga Evropa, fitimet jane me te medha, mbasi kompanite qe vendosin reklamat mbi videot e mia jane kompani vertet prestigjioze dhe paguajne shifra te konsiderueshme.
Don Arbas
“Une jam bo milioner prej ‘Youtube’, nuk kam me nevoje te punoj”, dhe qesh ne fund.
Rovena Stefa
“Kompanite qe kujdesen per hedhjen e kengeve te mia jane kanali “Rovenastefatv” dhe “Arkivashqip”. Sa u perket fitimeve kane nisur pak muaj me pare te vijne, dhe ky eshte nje lajm i mire, duke pasur parasysh te drejtat e autorit, qe nuk zbatohen ende as nga shteti, as nga privatet”.
Gjyste Vulaj
“Normalisht, kam hapur kanalin tim ne ‘Youtube’, por nuk kam kohe ta administroj siç duhet, me siguri do te angazhoj dike nga fansat qe do te zgjedhe se shpejti, deri me tani te drejten per ‘Youtube’ ia kam dhene kompanise “Eurolindi”, por se shpejti do te perfitoj siç eshte edhe normal nga klikimet, une qe dy vjet marr edhe pagen vjetore, te perfituarat nga radiot dhe televizionet ne Mal te Zi, nga organizata per mbrojtjen e autoresise “PAM”.
Sa u perket klikimeve te rregullta ne ‘Youtube’, sa me shume, aq me mire!”.
Ermal Fejzullahu
Kompania qe shperndan dhe hedh klipet e mia eshte “On Air”, dhe eshte kjo qe kujdeset. Ndersa, ka nje muaj qe paguhem edhe une nga klikimet e shumta, qe vijne aty ne baze te kontrates qe kam bere me kete kompani”.
Linda Halimi
“Une kam kanal personal ne ‘Youtube’, dhe nuk paguhem per klikimet qe marr aty, thjesht eshte kanali ku kendoj, i postoj videot e mia dhe kendimet e mia “Live”, ku dhe eshte menyra me e mire per te kenduar live, pasi te ne s’ka asgje per ne qe kendojme live”.

Leave a Reply