Thesari Jetes

Saturday, May 12, 2012

Gjendet i vdekur i zhdukuri Fidan Shabi

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Grupi hetimor i Njësitit të Hetimeve Rajonale në Pejë,pas një pune intenzive operativo – hetimore kanë arritur që më datë 04.04.2012 të identifikojnë dhe arrestojnë shtetasin e Kosovës, A. (E) Ll. lindur më 29.05.1994 nga Peja. përpunimi i të dhënave , provave dhe dëshmive tjera plotësuese hetimet kanë rezultuar se personi i cekur më lartë është i dyshuar edhe për rastin e personit të zhdukur, shtetasit Kosovës Fidan (Rasim ) Shabi lindur më 23.02.1992 nga Peja i cili në rrethana misterioze është zhdukur që nga data 01.05.2012,të cilin familja e ka raportuar si të zhdukur në Policinë e Kosovës. Drejtoria rajonale policore në Pejë, më datën 02.05.2012. njësitet përkatëse kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operativo- hetimore për gjetjen e personit të zhdukur,dhe ky rast është vlerësuar si rast i rrezikshmërisë së lartë për jetën dhe trupin e personit të zhdukur. Grupi punues hetimor ka shtrirë hetimet në disa pista hetimi , dhe më datën 08.05.2012 është arrestuar shtetasja e Kosovës , B.( S. ) K. lindur më 08.05.1984 nga Peja, si e dyshuar lidhur më rastin e zhdukjes së viktimës Fidan Shabi , bazuar në provat dhe dëshmitë plotësuese të mbledhura nga njësitet përkatëse hetimore. Në mënyrë intensive është punuar për gjetjen e personit të zhdukur,dhe sot më datë 12.05.2012 rreth orës 13:45 oficerët hetues kanë arritur ta gjejnë edhe trupin e pa jetë të Fidan Shabit , në njërën nga banesat e stacionit hekurudhor,banesë të cilën e kishte nën përkujdesje e dyshuara B.K. Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes,dhe njësitet përkatëse të hetimeve rajonale,së bashku me prokurorin publik të qarkut kanë bërë shikimin e këtij vendi,për të mbledhur prova dhe dëshmi për ekzaminimin e tyre.

Leave a Reply