Thesari Jetes

Thursday, May 10, 2012

Rita Ora nuk është në lidhje me Drake ?!??

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Rita Ora i ke hedhur poshtë thashethemet se ajo dhe Drake janë në lidhje. Bilbili 21-vjeçar, siç e cilëson portali i njohur Popcrush.com, insiston se ajo dhe reperi i “Young Money” janë vetëm miq të mirë dhe nuk ka asgjë më shumë mes tyre. Megjithatë, Drake e shkroi singlin e saj të fundit “R.I.P.”, mirëpo marrëdhënia mes tyre nuk shkoi më larg sesa ajo puna në studio.

“Atë e kam përkrahës dhe është vërtetë mirë që e kam një mashkull që është aq mik i mirë”, thotë Rita.
Edhe Drake e kishte mohuar se ata dy janë në lidhje gjatë muajit mars. Ai kishte deklaruar se këngëtarja e lindur në Kosovë, Rita Ora, i ka dhënë dhuratën më të mirë atij ndonjëherë.
“Një nga dhuratat më të mira të pranuara në jetën time, të cilën e barti çdo ditë, është kjo unazë këtu”, sqaron Drake duke e treguar unazën që ia ka dhuruar Rita.
“Këtë unazë ma ka dhuruar Rita. Jemi miq shumë të dashur. ‘R.I.P.’ është një këngë që unë fillimisht e shkrova për Rihannën, dhe ajo nuk e pranoi… Ndërkaq Rita shprehu interesim për ta kënduar atë, dhe unë do të bëjë çdo për Ritën”, u shpreh Drake.

Leave a Reply