Thesari Jetes

Thursday, May 10, 2012

Festa për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi (Foto)

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Një grua nga Britania e Madhe ka rrezikuar jetën teksa vizitonte një park kafshësh në Afrikën e Jugut, pasi ajo u sulmua nga dy leopardë të zbutur.
Start njofton se Violet D'Mello, së bashku me burrin e saj zgjodhën të udhëtonin në Afrikën e Jugut për të festuar ditëlindjen e saj të 60-të. Por dita e tyre shkoi tmerrësisht keq dhe për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi.
Gjatë momentit që D’Mello përkëdhelte kafshët, këto të fundit e kanë shtrirë atë në tokë dhe kanë filluar ta sulmojnë në kokë me dhëmbët e tyre të mprehtë.
Sapo kanë parë ngjarjen, turistët aty pranë janë afruar për t’i ardhur në ndihmë 60-vjeçares, duke trembur leopardët, të cilët më pas iu vërsulën një turisteje të vogël tetëvjeçare, duke e sulmuar atë nga këmbët. Fatmirësisht vogëlushja shpëtoi.
D’Melo së bashku me vajzën e vogël janë dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin dhe qepjet e nevojshme pas plagëve në kokë, këmbë dhe stomak. /

Leave a Reply