Thesari Jetes

Tuesday, May 8, 2012

« Njeriu më i shëndoshë në botë: Nisa të ha, pas vdekjes së nënës

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

« 
Njeriu më i shëndoshë në botë: Nisa të ha, pas vdekjes së nënës


Ai është njeriu më i shëndoshë në botë. Nuk ka dalë nga shtëpia e tij 10 vitet e fundit për shkak të pamundësisë për të lëvizur.
Keith Martin tha se ai kishte dalë për herë të fundit në 11 shtator të vitit 2001. 42-vjeçari u shpreh se gjendja e tij e kishte çuar pranë vetvrasjes dhe tani dëshpërimisht kërkon të humbë në peshë.
Protagonisti i këtij zhvillimi fizik thotë se njëherë e një kohë ai hante deri në 20 mijë kalori në ditë, në një kohë që sot është kufizuar deri në 1500.
“Mjekët më kanë thënë se nuk do të arrij të 50-at nëse nuk marr masa drastike. Unë duhet të humbas më shumë se gjysmën e peshës”,-thotë ai, teksa kujton që kur ishte i ri ishte i hollë dhe i shëndetshëm.
Ai tha se nisi të hante shumë kur nëna e tij ndërroi jetë. “Unë aty e gjeja ngushëllimin”,-u shpreh ai.

Leave a Reply