Thesari Jetes

Thursday, May 10, 2012

Murgeshat spanjolle vidhnin fëmijë për t’i shitur

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Një murgeshë 80 vjeçare u paraqit para gjykatë për t’u përballur me akuzat se ajo ka rrëmbyer një vajzë të mitur, si pjesë e një rrjeti të gjerë të baby-trafikimit që i i vidhnin fëmijët e sapolindur nga nënat e varfëra për t’i  shitur ato në adoptim.
Murgesh Maria Gomez Valbuena refuzoi të dëshmonte, duke u thirrur në të drejtën e saj për të qëndruar i heshtur.
Murgeshat e plakura të Nunit Bamirësisë u akuzuan për rrëmbimin e një vajze të porsalindur nga një spital të Madridit në vitin 1980.
Një grup prej më shumë se 1000 familjeve tha se ajo ishte pjesë e një rrjeti mbarëkombëtar baby-trafikimit i cili funksionon për më shumë se katër dekada.
Grupi, përfshinë qindra mjekë, infermierë, priftërinjë, murgesha dhe mami që punonin për t’i bindur nënat e varfëra apo të pamartuara se foshnjat e tyre kishin vdekur gjatë lindjes.
Foshnjat u janë shitur më pas familjeve që kërkojnë të adoptojnë, dhe letrat e fëmijëve falsifikoheshin , pranoi grupi.
Avokatët e familjeve që kishin paditur këtë grup  thonë se priftërinjtë katolikë dhe murgeshat vepruan si ndërmjetës, duke paguar spitale e punëtorë për foshnjat dhe më pas shitjen e tyre për familjet që kërkonin fëmijë.
“Murgeshat dhe priftërinjtë këto veprime i kanë justifikuar  duke thënë se fëmija ishte më mirë me familjen birësuese  se sa me atë që e lindi, por ata merrnin paratë”, ka thënë Enrique Vila, një avokat që punon për familjet duke u përpjekur për të gjetur të afërmit e tyre.
Që nga viti 1980, Policia spanjolle ka hetuar qindra raste që kanë paraqitur nënat e foshnjave të vjedhura dhe tregimet e tyre kanë qenë  mirë të dokumentuar në media spanjolle.
Në një rast famëkeq, punëtorët në një klinikë të Madridit kanë  mbajtur një fëmijë të pajetë të porsalindur të cilin do t’ua treginin nënave për t’i bindur ato se fëmijët e tyre kishin vdekur,
Valbuena është personi i parë që do të ngarkohet në skemë.
Ajo kishte rrëmbyer vjzën e Marisa Torres Torres, e cila tani ka gjetur vajzen e saj Pilar (tani 29 vjeçare), dhe tested e ADN-së kanë vërtetuar se ato janë nënë e bijë./ThesariPress/

Leave a Reply