Thesari Jetes

Tuesday, May 8, 2012

Haga liron Haradinajn, deri në aktgjykim!?...

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Shkalla e parë e Gjykatës në Tribunalin e Hagës ka marrë vendim para pak orësh që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mbrohet në liri. Lajmin sapo e kanë konfirmuar për TV ‘Dukagjini’-n, burime të sigurta nga ekipi i mbrojtjes.
Prokuroria nuk ka bërë ankesë ndajë këtij vendimi, kështu që gjatë 24 orëve të ardhshme ish-kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pritet të kthehet në atdhe.
Tribunali i Hagës ditë më parë, me propozim të përbashkët të prokurorëve dhe mbrojtjes, ka vendosur që më 11 qershor të dorëzohen deklaratat përmbyllëse të shkruara në “rastin Haradinaj dhe të tjerët”, ndërsa seancat përfundimtare do të mbahen më 25 dhe 26 qershor. 
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ngarkohen me “krime të kryera gjatë luftës në Kosovë”. Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në muajin gusht të 2011-ës.
Ish kryeministri Haradinaj ishte liruar më 3 prill të vitit 2008 nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm thuhet se ka nisur për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre../ThesariMedia/

Leave a Reply