Thesari Jetes

Friday, May 11, 2012

Akullorja 1 mijë dollarëshe - Golden Opulence Sundae

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Në Nju Jork ekziston një restorant ku shërbehet një akullore ekstravagante me një çmim shumë të kripur: 1 mijë dollarë!!!

Golden Opulence Sundae mban rekordin Guiness si ëmbëlsira më e shtrenjtë në botë. Kjo akullore mbulohet nga një gjethe floriri dhe klientët pasanikë që duan ta provojnë duhet ta porosisin të paktën dy ditë para.
Përbërësit e saj janë shumë të rrallë dhe vijnë nga e gjithë bota. Sipas barcroftmedia.com, janë rreth 50 persona në vit që e provojnë akulloren e kushtueshme dhe me shije të rrallë.
Akullorja është e bërë me vaniljen e Tahitit që përzihet me atë të Madagaskarit për të intensifikuar shijen. Gjithashtu ka grimca nga çokollata më e shtrenjtë në botë (Amedei Porcelana) dhe nga ajo më e rralla në botë, çokollata venezueliane Chuao.
Sipër ëmbëlsirës vendoset një gotë e vogël me haviar.
Një nga klientët që ka provuar akulloren, një 30-vjeçar nga Dallasi, u shpreh për ‘Barcroft’: “Është shumë e shijshme, e mrekullueshme. Është gjithashtu e lehtë. Pa dyshim që ia vlen të shpenzosh 1 mijë dollarë.

Leave a Reply