Thesari Jetes

Friday, May 11, 2012

Varrosin vajzën të gjallë, donin djalë,

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Sipas një rituali të vjetër në Indi nëse foshnja vajzë varroset e gjallë, të hap rrugën për një fëmijë mashkull në familje. Këtë gjë tentuan ta bëjnë dy burra në Indi, babai dhe xhaxhai i një vajze 2-muajshe, të cilët u arrestuan.

Ata tentuan të varrosnin të gjallë vogëlushen.

Historia është bërë e ditur nga një zëdhënës i policisë lokale, i cili saktësoi se alarmi është dhënë nga roja e varrezave që kishte parë burrat të hapnin një gropë.

Sipas tgcom24.it, kur policia ka mbërritur në vendngjarje ka konstatuar se gjithçka ishte gati për ritin që do të sillte “një djalë dhe prosperitet në familje”.

Vogëlushja është shtruar në spital dhe është në gjendje të rëndë nga kequshqyerja, ndërsa babai dhe xhaxhai i saj janë arrestuar. 

Champi, “guruja” i këtij riti makabër është i lirë dhe kërkohet nga policia.

Në shtresën e varfër të familjeve indiane është ende i ngulitur thellë mentaliteti se lindja e një vajze është fatkeqësi për ekonominë e familjes.

Leave a Reply