Thesari Jetes

Thursday, May 10, 2012

Vajza 13 vjeçare zbulon “ilaçin” kundër lemzës...

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Të gjithë ne ndonjëhere gjatë jetës këmi pasë probleme me lemzën, që jo rrallë na ka tmerruar.


Mirëpo, 13-vjeçarja  Mallory Kievman, si duket e ka zgjidhë këtë problëm me të cilin ballafaqohemi. Mallory ka zbuluar ilaçin dhe ate me ndihmën e lëpiskës. 

Vajza  Mallory Kievman ilaçin kundër lemzës ka filluar ta kërkojë që para dy viteve. Ka tentuar që ta zgjidhë problemin që nuk ka mundur ta kontrollojë duke gëlltitë ujë deti, duke ngrënë sheqer, dhe duke pirë ujë me kokë teposhtë. Problemin asgjë nuk e ka zgjidhë. Megjithate, ajo ka qënë këmbëngulëse derisa nuk ka rritur ate që ka kërkuar:suksesin!. 

Sot, ajo tenton që ta komercializojë ilaçin e vet magjik, që quhet “Hiccupops”. E ka zbuluar në kuzhinën e prindërve të saj në Manchester, Connecticut. Pas disa provave dhe tentativave, gabimeve etj,  Mallory në ilaçin e vet ka vendosur të përziejë llëpiskën, verën e mollëve, uthullën dhe sheqerin.

"Kjo shkakton dhe iriton shumë nerva në fyt dhe në gojë, që janë përgjegjës për lemzën dhe gjatë ngacmimit të lemzës. Në fakt, kjo stimulon nervat dhe kanalet dhe me ndihmën e tyre përcjell mesazhin e lemzës”-ka sqaruar voglushja 13 vjeçare për portalet elektronike. Shpikja-zbulimi i kësaj vajze që ua ka bërë publike opinionit u ka pëlqye shumë njerzve që e kanë provuar dhe tani kjo vajzë do të ketë edhe ekipin e vet konsultativ që do të përbëhet nga studentët e Universitetit të Connecticut të cilët kanë studjuar ekonominë. Ata do ti ofrojnë tërë ndihmën që do të ketë nevojë kjo vajzë gjatë verës që vjen. (INA)

Leave a Reply