Thesari Jetes

Saturday, May 5, 2012

Sondazhet flasin për fitoren e socialistit Hollande

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Francois Bayrou (L), centrist MoDem political party candidate for the 2012 French presidential election, and Francois Hollande, Socialist Party candidate for the 2012 French presidential election, attend a ceremony to honour World War II French resistance fighter Raymond Aubrac in the courtyard of the Invalides in Paris April 16, 2012. Raymond Aubrac, one of the last surviving leaders of the French resistance to Nazi occupation during World War Two, has died aged 97 on April 10, 2012 at a military hospital in Paris.   REUTERS/Charles Platiau  (FRANCE - Tags: POLITICS OBITUARY)
Sondazhet flasin për fitoren e socialistit HollandeLiberali, François Bayrou që nuk fitoi vota të mjaftueshme për të kaluar në balotazh, ka kaluar publikisht në anën e sfiduesit të presidentit aktual Sarkozy.
Presidenti i Francës Nikolas Sarkozy ka marrë edhe një goditje të rëndë në luftën për rizgjedhje në postin e presidentit. Liberali, François Bayrou, i cili nuk ka arritur në raundin e parë që të fitoj vota të mjaftueshme për të kaluar në balotazh, ka kaluar publikisht në anën e sfiduesit të Sarkozy-s, socialistit François Hollande. Si arsyetim ai ka përmendur gjahun e presidentit për të fituar vota në kampin e ekstremizmit të djathtë. Kjo është hera e parë në dekadat e fundit që një kandidat liberal del në mbështetje të një kandidati të majtë.

François Bayrou dhe François Hollande
Pak para raundit vendimtar të zgjedhjeve presidenciale në Francë, socialisti François Hollande është ende qartë përpara: në bazë të anketave të ndryshme, rezultatet e të cilave u publikuan të enjten mbrëma ( 03.05.), 57-vjeçari mund të grumbullojë të dielën 52.5 deri në 53.5 për qind të votave të elektoratit. Në këtë mënyrë ai ndodhet përpara presidentit konservator Nicolas Sarkozy për të cilin parashikohet se do të fitojë 46.5 deri në 47.5 për qind të votave të përgjithshme. Megjithatë, Hollande ka shënuar një rënie të lehtë në krahasim me sondazhet e mëparshme.
Të gjitha sondazhet flasin për fitoren e socialistit Hollande
Sipas një sondazhi të kryer nga 'TNS Sofres' Hollande mund të arrijë të fitojë rreth 53,5 për qind të votave, ndërsa Sarkozy rreth 46.5 për qind çfarë do të thotë 1.5 pikë më shumë se më parë. Edhe në sondazhin e kryer nga 'Instituti Harris Interaktive', Sarkozy ka shënuar një ngritje për dy për qind. Sidoqoftë edhe me këtë ngritje Sarkozy do të pësonte humbje të dielën. Gjithashtu edhe Instituti CSA e sheh në epërsi Hollande-n me 53 për qind. Tre sondazhe parashikojnë një fitore të Hollande-s me 52,5 për qind: Institutet BVA, Opinionway-Fiducial dhe Ipsos-LOGICA parashikojnë që Sarkozy të fitojë vetëm 47.5 për qind të votave.
Në duelin e vetëm të drejtpërdrejtë televiziv të dy kandidatëve të mërkurën mbrëma Hollande dukej më bindës për francezët se sa Sarkozy. Në të gjitha anketat e zhvilluara pas debatit Hollande ka qenë dukshëm më bindës sesa kundërkandidati i tij, presidenti aktual i Francës, Nicolas Sarkozy.

Leave a Reply