Thesari Jetes

Thursday, May 10, 2012

Rita: Nga Kosova ika në moshë 1-vjeçare

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


E lashë Kosovën në moshën një vjeçare. Ne ishim me fat që u larguam shumë shpejt. Kur erdhëm në Londër babai im nisi të punonte në një restorant. Mamaja ishte mjeke në Kosovë por nuk fliste anglishten.
Ajo u desh të mësonte gjithçka sërish nga e para, të mësonte anglisht dhe të më rriste mua, vëllain tim dhe motrën. Vërtet e admiroj për çka ka bërë. Tani ajo është psikiatre dhe ka vendin e saj në Londër.
Unë mundem ta flas shumë qartë gjuhën shqipe pasi ashtu ne flasim në shtëpinë tonë. Jam kthyer shpesh në Kosovë. Nëse dikush kërkon të bëjë diçka jashtë vendit të vet është paksa e vështirë sepse nuk ka shumë mundësi.
Do të doja të përktheja edhe muzikën kosovare në albumet e mia. E kam provuar por ende smë ka funksionuar por do ta bëj”, ka deklaruar këngëtarja me origjinë nga Kosova e që tashmë është bërë e famshme në gjithë botën, Rita Ora.
Ajo gjithashtu ka folur edhe për hapat e para të famës së saj.
“Unë isha duke kënduar në bare në Londër dhe eventualisht dikush më vendosi në lidhje me krahun e djathtë të Jay-Z, Jay Broën. Unë ja dërgova disa këngë të miat dhe ai më kërkoi të fluturoj drejt Nju Jorkut.
Isha dy javë parpara ditëlindjes sime të 18-të por vendosa të largohem. Isha shumë nervoze por gjëja e mirë që nuk e dija ishte se do ta takoja po atë ditë Jay-Z.
Nëse do ta kisha ditur që më përpara mund të kisha patur edhe ndonjë atak zemre ndërsa shkoja në aeroport. Ishte një surprizë pasi më ishte thënë se do takoja stafin e tij”, thotë Rita.

Leave a Reply