Thesari Jetes

Tuesday, May 8, 2012

Prifti rrëfen jetën e dyfishtë: Si unë ka edhe të tjerë !!!

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Një prift katolik i ka befasuar të gjithë kur ka pranuar se ai kishte një vit që ishte martuar në mënyrë sekrete.
At Kevin Li thotë se si ai ka edhe shumë të tjerë. Australiani thotëse po zbulon një të fenomen të përhapur tek kleri.
Li po jetonte një jetë të dyfishtë me të shoqen e tij, Jozefina.
“Rashë në dashuri dhe u martova me të, por jam i sigurt se njerëzit në kishë kishin dyshimet e tyre”, tha ai.
Natyrisht ai është ekskomunikuar.
Li kishte 20 vjet si prift. Jozefinën e takoi në një udhëtim në Filipine.
“Një nga arsyet pse po dal publikisht është për të ngritur këtë problem, pasi ka edhe të tjerë si unë,” tha ai.
Li tha se pretendimet për beqari bëjnë që priftërinjtë pedofilë të mos zbulohen. Ai shpreson se dalja e tij do ndihmojë që kisha të ndalojë së mbuluari këto abuzime.

Leave a Reply