Thesari Jetes

Thursday, May 10, 2012

Mjekët i tërheqin veshin Obamës: Mjaft më me hamburger

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Mjaft më me hamburger, hot-dog, patate të skuqura… të paktën para publikut.
Kritika në fjalë vjen nga një shoqatë mjekësh në Uashington ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.
Sipas tyre Obama e shfaq shpesh pasionin e tij për ushqimet e fast-food pasi vazhdimisht kapet duke i konsumuar dhe kjo stimulon kequshqyerjen dhe obezitetitn.
Siç raporton noa.al, pasioni i tij për këto ushqime bie ndesh me fushatën e zonjës së parë Michelle Obama e cila promovon ushqimet bie dhe të shëndetshme, kundër mbipeshës dhe një ushqimi të shëndetshëm.
Shembulli i keq, sipas Physicians Committee for Responsible Medicine, po bëhet gjithmonë e më shpesh në publik nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, ashtu si hamburgeri që ka ngrënë me Kryeministrin e Britanisë së Madhe David Cameron gjatë një ndeshje basketbolli në Ohajo dhe me presidentin rus Dimitri Medvedev.

Leave a Reply