Thesari Jetes

Tuesday, May 15, 2012

Lëndë plasëse në aktivitetin e homoseksualëve në Tiranë (FOTO-VIDEO )

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Lëndë plasëse në aktivitetin e homoseksualëve në Tiranë (FOTO-VIDEO)









Aktivistë për të drejtat e LGBT pedaluan gjatë të ditës së hënë me biçikleta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë në përpjekje për të sfiduar siç thanë, “mentalitetin dhe fobirat e pajustifikuara të një vendi që kishte muaj që diskutonte a do bëhet apo jo një paradë gej”.

Kristi Pinderi, drejtor ekzekutiv i ProLGBT Albania, tha se aktiviteti, i pari i këtij lloji në Shqipëri u organizua nga dy organizatat që mbrojnë të drejtat e LGBT: organizata “Pro LGBT” dhe “Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT” dhe u mbështet nga një organizatë që vuri në dispozicion biçikletat.

“Pak sapo aktivistët kishin nisur pedalimin, një grup të rinjsh të fshehur në kolonat mes rektoratit dhe Muzeut Arkeologjik hodhën lëndë plasëse pranë gomave të biçikletave dhe u zhdukën me vrap”,- thotë Pinderi. Kurse apelon: “Ne i bëjmë thirrje policisë e cila sot na ka qëndruar afër me mbështetjen e saj që të bëjë të mundur vënien para drejtësisë të atij grupi të rinjsh që tentuan të prishin një manifestim ligjor”.
“Ky është vetëm fillimi”, tha Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës, “ne do të vijojmë me aktivitete të tjera, së pari në Vlorë ku do të diskutojmë në një forum të hapur me të rinjtë mbi të drejtat e komunitetit LGBT, ndërsa eventet do të kulmojnë me çeljen e ekspozitës “Kukafshehthi” në Tirana Ekspres, atje ku për herë të parë do të ekspozohen portrete të vetë pjesëtarëve LGBT që të gjithë shqiptarë”. Sipas Karajt, është e rëndësishme që komuniteti LGBT ka nisur tashmë të thyejë frikën dhe murin e heshtjes dhe të tregojë se nëse organizohet mund të arrijë gjithçka.
Duke sqaruar edhe sloganin e këtij viti për këto evente që është “Flije mendjen! Disa njerëz janë gej.”, Kristi Pinderi, drejtues i Pro LGBT u shpreh për median e pranishme në event se “bulevardi kryesor i vendit është ndërtuar në epokën e pushtimit fashist dhe simbolizon edhe në formë sëpatën e Demokleut, por sot, në vitin 2012 këta të rinj dhe të reja sfiduan simbolikisht një sëpatë Demokleu moderne që u qëndron mbi jetët e tyre dhe të familjeve të tyre e që është: diskriminimi dhe detyrimi për të jetuar një jetë të dyfishtë”. e.t/noa.al

Leave a Reply