
Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, ka thënë për ‘Tribuna Shqiptare”, se vetëm SHBA-të kanë aftësi për t’i zbuluar dhe për t’i parandaluar këtë konspiracione. Ndihet i çuditur nga fakti që politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk reagojnë në këtë situatë.
Por, vlerëson se kjo ka bërë që kohëve të fundit të ketë takime ndërmjet ish-komandantëve që udhëhoqën luftën në Kosovë dhe në Maqedoni, duke mos përjashtuar mundësinë që të bëhet rimobilizimi i strukturave të UÇK-së në një luftë guerile, me qëllim që ta mbrohet popullata.
“E ku do të dalë kjo, vetëm një Zot e di”, ka thënë Shaqiri, i cili që nga viti 2003 deri në vitin 2011, ka udhëhequr një grup të ish-luftëtarëve, që nuk lejuan policinë maqedonase të hynte në fshatin Tanushë, në afërsi të kufirit me Kosovën.