Thesari Jetes

Tuesday, May 8, 2012

Kjo është Zonja e Parë e Francës...Valerie, first lady of France

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Gazetarja e temave politike, Valerie Trierweiler (46), e cila do të jetë Zonjë e re e Parë e Francës - pas zgjedhjes së partnerit të saj Francois Hollande (58) për president të vendit - tha se dëshiron që rolin e saj të ri ta marrë "seriozisht", por se nuk e ka asnjë ide se çfarë kjo do të ndryshojë në jetën e saj.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, ajo ka thënë se ndjehet se është futur në artikujt që vetë i ka shkruar, “sikur kur një shikues futet në pëlhurën e kinemasë dhe bëhet artist i filmit që shikon”. E pyetur se si ajo planifikon të marrë përsipër rolin e Zonjës së Parë, Trierweiler përgjigjet shkurt: “Seriozisht”!
"Në të njëjtën kohë, nuk e kam ende asnjë ide konkrete. Ajo çfarë është e sigurt është se më duhet kohë të mendojë se çfarë duhet bërë”, tha ajo.
Trierweiler deklaroi se gjatë fushatës i janë afruar shumë gra që t’i thonë që ta ruajë pavarësinë e saj.
“Ky është mesazh i mirë për gratë, që i përshtaten vlerave të së majtës, të cilat janë të rëndësishme për mua”.
E pyetur nëse do ta mbajë punën e saj të gazetares, ajo u përgjigj: "Me pasion jam e lidhur për informimin dhe e tillë do të mbetem. E njoh politikën, i njoh mediat. Pos kësaj, mendoj se për mua do të jetë më lehtë në Pallatin Elize sesa për Carla Brunin. Ajo shkoi aty nga bota e kundërt nga politika dhe nuk i ka njohur kodet”, tha Trierweiler.
"Përveç kësaj, unë duhet të fitojë për jetën, që ta kem pavarësinë time. Unë i rris tre fëmijët e mi (tre djem të moshës 15, 17 dhe 19 vjeçare) dhe nuk e marrë si normale që kujdesin për ta ta ketë Francois ose shteti”, shton ajo, duke menduar për presidentin e ri Hollande, partnerin e saj të tashëm, që nuk është babai i fëmijëve të saj.
Ka thënë se për herë të parë e ka njohur Hollanden në vitin 1988 dhe se “lidhja e vërtet” e tyre ka filluar më 2005, ndonëse ata kanë bashkëpunuar më herët. Thotë se më 2005 në revistën Paris Match e ka vënë portretin e tij në të cilin ka folur për “njeri normal”. Kjo ishte shprehja të cilën e ka përdorur edhe gjatë kampanjës së tij.
"Në çdo rast, kurrë nuk do të kishim këtë lidhje nëse unë nuk do ta kisha këtë pasion për politikën. Kjo nuk do të ishte e mundur, sepse ai nuk do ta ndante jetën me dikë që nuk e do politikën. Kjo është gjëja më thelbësore në jetën e tij", tha ajo.
E pyetur nëse fakti se ata dy nuk janë të martuar mund të paraqes problem diplomatik, ajo u përgjigj se nuk beson se ky është problem, pos nëse – thotë me ironi – shkojnë për “vizitë te Papa”.
"Sinqerisht, ky nuk është aspekt që më shqetëson. Ka shumë gjëra të tjera që mund të më shqetësojnë më shumë. Çështja e martesës megjithatë është aspekt i jetës sonë private”, thotë ajo.
Kur u pyetën se ku ata do jetojnë, ka thënë se për këtë duhet të mendojnë, ndonëse Hollande ka deklaruar se nuk dëshiron të jetojë në Pallatin Elize.
"Do t’i përmbahemi kësaj, por shërbimet e sigurimit mendojnë se nuk do të jetë e mundur që ta vazhdojmë jetën tonë në banesë, për arsye të sigurisë. Pos kësaj, kjo do të kërkonte që të bllokohej rruga, që të kontrollohen të gjithë banorët e ndërtesës, e kjo është gjë e komplikuar. Na jepni pak më shumë kohë që t’i peshojmë të gjitha aspektet”, ka thënë Zonja e Parë e Francës. /Telegrafi/

Leave a Reply