Thesari Jetes

Tuesday, May 15, 2012

Japonia, më shumë pampers për të moshuar se për fëmijë

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Japonia po plaket. Jo rastësisht njeriu më i vjetër i botës është një zotëri mbi 115-vjeçar nga Kyoto, Jiroemon Kimura.
Por vendi duhet të përballet edhe me një ulje të përqindjes së lindjeve dhe, nëse nuk mjaftojnë statistikat zyrtare, një tjetër provë vjen nga fakti se shitjet e pampersave për të rritur kanë kaluar tashmë ato të pampersave për foshnja. Lajmi është bërë publik nga Unicharm, firmë prodhuese e sektorit. Zëdhënësi i saj tregoi se gjatë vitit financiar që u mbyll në mars shitjet e pampersave kanë “kaluar lehtë” ato të të njëjtit produkt për fëmijë për herë të parë që nga vitit 1987, kur Unicharm filloi të mbulonte sektorin e të moshuarve,shkruan shqiptarja.com.
Rreth 23% e japonezëve (gati ¼) sot është 65 vjeç ose më shumë, një përqindje unike në botë. Nëse lindshmëria do të vazhdojë të ulet, të moshuarit do të arrijnë në mbi 40% në vitin 2060, tregon një studim zyrtar i publikuar në janar.
Nga ana tjetër, parashikimi i jetëgjatësisë tek japonezët vazhdon të rritet: për gratë do të kalojë nga 86,3 vjeç të 2010 në 90,9 në 2060; ndërsa ajo e meshkujve nga 79,6 vjeç në 84,19 vjeç.
Plakja e popullsisë është një problem për qeverinë që duhet të sigurojë financimin e pensioneve dhe të shpenzimeve sanitare për të moshuarit, përballë një popullsie aktive që zvogëlohet nga viti në vit. Një tendencë kjo që me siguri nuk është e kufizuar vetëm tek Japonia: sipas një stime të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, popullsia botërore me mbi 60 vjeç, që vitin e kaluar arriti në 650 milionë, brenda vitit 2050 do të shkojë në 2 miliardë, duke kaluar kështu fëmijët.
Nëse tendenca aktuale konfirmohet, popullsia e Japonisë do të zvogëlohet me 32,3% (gati një e treta) nga 2010 deri në 2060, duke arritur në më pak se 87 milionë. Një kërkues i Universitetit të Tohoku-t, Hiroshi Yoshida, ka shkuar më tej duke parashikuar se Japonia rrezikon pas një mijë vitesh që të mos ketë më fëmijë./

Leave a Reply