Thesari Jetes

Monday, May 14, 2012

Intimiteti me Ermalin bezdis banorët, Françeska: Do bëj keks sa herë të dua

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Intimiteti me Ermalin bezdis banorët, Françeska: Do bëj keks sa herë të dua

by admin 
Dy javët e mbetura nga përfundimi i “Big Brother 5” duket se kanë shtuar tensionin mes fansave, por mbi të gjitha kanë vënë në ankth vetë protagonistët, banorët e mbetur brenda shtëpisë së “Big Brother”. Tashmë debatet po bëhen gjithnjë e më të forta dhe tonet po ngrihen në mënyrë të dukshme dhe e gjitha kjo është e kuptueshme, se në këtë pikë të lojës, secili prej konkurentëve të mbetur po ndien aromën e 100 milionëve dhe po i luan të gjitha gurët për të qenë fitues. Në javën që po lëmë pas, zhvillimet brenda shtëpisë kanë qenë të shumta, kanë ndryshuar aleancat, ka ftohje aty ku mendohej se kishte miqësi të fortë dhe ka afrim aty ku mendohej se do të ishte mision i pamundur, qoftë edhe një bisedë njerëzore. Por ajo që na ka bërë më shumë përshtyje, është fakti se ditët e para të javës, njëra nga banoret që dukej disi më e acaruar, ka qenë Françeska. Vajza 18-vjeçare nga Vlora, e cila hyri vrullshëm në shtëpinë e “Big Brother”, në fakt diti të luajë mirë, jo thjesht për faktin se krijoi lidhje me Ermalin, njërin nga banorët më të fortë aty brenda, por edhe për miqësinë që nuk ia kurseu askujt. Kjo është edhe arsyeja që Françeska nuk nominohet asnjëherë. Pra, e parë në këtë këndvështrim, quhet sukses të jesh protagoniste në lojë. Dhe nga ana tjetër, të jesh e pranueshme dhe e pëlqyer nga banorët, janë dy gjëra që në përgjithësi vështirë të qëndrojnë tek i njëjti njeri në një format si ky. Acarimi i Françeskës ka ndodhur në dukje për gjëra shumë të vogla, por që arsyet mund të kenë qenë më të thella. Pavarësisht se nuk e ka shprehur, nominimi që i bëri Ermali duket se e ka shqetësuar Françeskën, sepse kur je në çift, asnjë arsye nuk mund të gjesh për të nominuar partnerin, gjë që Françeska e ka shprehur vetë që nuk do ta bënte kurrë. Më pas, në biseda me banorët e tjerë, ajo është shprehur se peshën në këtë lidhje po e mban ajo dhe se nuk qenka e lehtë të mbash një lidhje dhe nga ana tjetër të bësh lojën. Tashmë dihet ambicia e Françeskës për të fituar 100 milionët. Ajo vetë e ka shprehur në dhomë të rrëfimit se nuk e mendon faktin se po t’i fitojë Ermali 100 milionët, do të ishte njësoj si t’i fitonte ajo. Por kulmi i acarimit të saj ka qenë pas momenteve intime që ajo ka pasur me Ermalin dhe kur Genta dhe Erjoni i kanë shprehur hapur bezdisjen e tyre nga ky fakt. “Nuk është gjë e ulët të kryesh marrëdhënie, por për ty që e komenton”, i ka thënë Erjonit vajza nga Vlora. “Do bëj seks sa herë të dua dhe nuk ju jap llogari ju”, ka vijuar ajo debatin me tone të forta. Por edhe Erjoni nuk ka ngelur mbrapa, duke iu përgjigjur: “Je ti e ulët që bën gjëra të tilla para nesh”. Genta nga ana tjetër ka debatuar fort me Françeskën duke i thënë: “Unë ta kam thënë në sy që lidhja të ka bërë më të pëlqyeshme në sy të publikut, sepse javën e parë ishe në fund… Unë kur lidhem me një njeri e dua me gjithë zemër, jo si ti që e shikon vetëm për lojë “. Dhe ajo që na çudit të gjithëve, është fakti se Ermali, edhe pse është prezent në gjithë këto debate, nuk thotë asnjë fjalë për t’i dalë krah të dashurës së tij!

Leave a Reply