Drejtuesi i Partisë “Agimi i Artë”, Nikolaos Michaloliakos, shprehet se shqiptarët dhe greket kanë një histori të lashtë dhe për më shumë se 1000 vjet kanë patur  marrëdhënie të mira.
Kreu i nenonazistëve  grekë thotë se shqiptarët janë grekë, edhe nëse disa prej tyre në ndërgjegje janë shqiptarë. Këto deklarata ”pro shqiptare” bien ndesh me ideologjinë e kësaj organizate.
Por para pak ditësh lideri i partisë radikale të djathtë, që për herë të parë ka siguruar hyrjen në parlament, ka shprehur hapur synimet për Epirin e Veriut.
Kryetari i Golden Dawn, Nikolaos Michaloliakos, përveç thirrjes për “çlirimin” e Epirit të Veriut, ka kërkuar edhe atë që ai e quan “pastrimin” e vendit, që duhet të vijë me largimin e emigrantëve ilegalë. /Shekulli/