Thesari Jetes

Sunday, May 13, 2012

Gjendje alarmi pas derbit të futbolli në Turqi..!!!

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...


Me qindra tifozë të klubit të Fenerbahçes u përleshën me policinë turke në Stamboll, pasi pushtuan fushën e lojës të shtunën në mbrëmje.
Ultrasit e tërbuar të klubit stambollas reaguan dhunshëm pas barazimit pa gola me rivalët historikë të Galatasarajit në finalen për titull. Rezultati shpalli kampionë këta të fundit.
Policia përdori mburoja dhe gaz lotsjellës për të mbrojtur futbollistët nga linçimi i turmës, në stadiumin “Sukru Saracoglu” të Fenerbahçes.
Tensioni pasoi një ndeshje tepër të ashpër dhe me polemika në gjykim. Gjyqtari Cuneyt Cakir ndëshkoi me karton të verdhë shumë futbollistë, ndërsa përjashtoi nga një për secilën skuadër.
Pas vërshëllimës përfundimtare, fansat thyen ulëset plastike dhe nisën të godisnin me to dhe me fizhekzjarre policinë dhe futbollistët e skuadrës kampione.
Dhuna vazhdoi edhe pas daljes nga stadiumi, me tifozët e Fenerbahçes që goditën makinat e policisë me gurë dhe thyen xhamat e dyqaneve përreth.
Sipas agjensisë “Anatolia”, një 29-vjeçar që kishte dalë për të festuar me fanelën e Galatasarait u godit me thikë në stomak dhe është në rrezik për jetën në një spital.

Leave a Reply