Thesari Jetes

Tuesday, May 8, 2012

Franceska: Më mirë të qëndroja vetëm, Ermali s`di të trajtojë një femër

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Françeska e Genta qëndrojnë në oborr duke biseduar për debatin e mbrëmshëm me të dhe Erionin. Ajo shprehet se i ka ardhur keq pasi Erioni kishte folur për të tek Tani e Gerta. Françeska shton se në këtë situatë ka faj dhe Ermali, i cili i ka lejuar të flasin për marrëdhënien e tyre.
Genta e pyet nëse është pajtuar me Erionin e ajo mohon, duke thënë se me Gentën e kaloi këtë situatë pasi e di tipin e saj. Genta tregon se Liami e Gerta e kanë pyetur përse është zënë me Françeskën e ajo i është përgjigjur se thjesht kanë debatuar.
Së fundi, dy vajzat shkojnë në dhomë ku vazhdojnë të komentojnë banorët. Françeska thotë se Tani është bërë si komentator i shtëpisë e Genta mendon se këtë javë ai do të largohet. Françeska thotë se nuk po e kupton sjelljen e Ermalit këto ditë, pasi nuk është për të bëtë shaka me marrëdhënien e tyre pasi e ka vënë në siklet atë.
Ajo shprehet se është ndjerë e ofenduar nga Ermali, Erioni dhe Genta. Kjo e fundit shprehet se është çuditur për faktin që Liamin nuk ka ndërhyrë dhe Françeska përgjigjet se Liami ka rënë në qetësi e i shmanget disa situatave.
Ajo shton se Ermali ka filluar të lëvizë këto ditë, në kuptimin që është bërë më aktiv, ndërsa për veten thotë se gjithnjë ashtu ka qenë. Françeska thotë: “Ka raste që mendoj se do të kishte qenë më mirë po të mos ishte lidhur me Ermalin në BB, e të kishte qëndruar vetëm pasi do të kisha më shumë audiencë”. Genta e Gerta i thonë se ajo ka mundësi ta bëjë këtë gjë duke u ndarë nga Ermali po të dojë, e Françeska shton se shpesh herë ka dyshime për Ermalin, pasi ai nuk di si trajtohet një femër. Gerta thotë se Ermali di të trajtojë femrën, por nuk di të shprehë ndjenjën. Françeska së fundi, u tregon vajzave për ish të dashurin e saj e sa të lidhur kanë qenë, ndërsa shton se është kurioz të dijë se si do të shkojë lidhja e saj me Ermalin jashtë./ThesariPress

Leave a Reply